Agjërimi i ditës së dyshimtë!

 

Dita e dyshimtë (jeumush-shekk) është dita e tridhjetë e muajit shaban, pas të cilës pason Ramazani. I Dërguari i Allahut (a.s.) e ka ndaluar agjërimin e asaj dite. Ja se ç’rrëfen Amar bin Jasiri: “Kush mban agjërim në ditën e dyshimtë-shekk, del kundër Profetit a.s.” Profeti a.s., gjithashtu, ka thënë: “Askush prej jush të mos agjërojë një ose dy ditë para Ramazanit, vetëm nëse ka ndonjë agjërim që ka filluar edhe më herët, atëherë ai le të agjërojë.” (Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu).

Pra, nëse ndokush ka filluar të agjërojë më përpara dhe e agjëron edhe ditën e dyshimtë, nuk ka ndonjë të keqe. Ose, ata të cilët kanë vendosur që t’i agjërojnë tre muajt e mëdhenj (muajt Rexheb dhe Shaban duke i paraprirë kështu Ramazanit), nuk ka të keqe edhe po qe se e agjërojnë ditën e dyshimtë.

Postime të ngashme