A mund të vazhdohet ngrënia deri në fund të ezanit të sabahut, kur jemi agjërueshëm?

Fillimi i kohës së agjërimit dhe të namazit të sabahut, nis me kohën e imsakut. Kjo gjendje nuk ndryshon edhe nëse ezani thirret herët apo vonë.

Në medh’hebin Hanefi është e preferuar që namazi i sabahut të falet pak më vonë sesa hyrja e kohës, prandaj jashtë Ramazanit, ezani thirret pak më vonë se hyrja e kohës së imsakut. Por në muajin e Ramzanit, për të treguar që ka hyrë koha e imsakut thirret më herët. Sipas kësaj praktike, në momentin që thirret ezani, ka hyrë koha e imsakut dhe ka filluar koha e agjërimit.

Përderisa ezani thirret në kohën e hyrjes së imsakut, atëherë me thirrjen e tij, duhet ndërprerë menjëherë të ngrënit, përndryshe agjërimi prishet. Më e drejta është të lihet ushqimi pak para thirrjes së ezanit.

Në kohën kur hyn imsaku dhe thirret ezani, nëse njeriu vepron sipas mendimit që nuk ka problem nëse vazhdoj të ha, atëherë duhet të mbajë një ditë agjërimi kaza.

Koha që shënohet si “imsak” në kalendarë, tregon fillimin e kohës së agjërimit, futjen e kohës së namazit të sabahut dhe përfundimin e kohës së namazit të jacisë. Për këtë arsye, me thirrjen e ezanit duhet ndërprerë edhe ngrënia e ushqimit.

Postime të ngashme