“Nuk kam kohë”…

Togfjalëshi “nuk kam kohë për…” nuk duhet thënë asnjëherë. Secilit nga ne i dhurohet çdo ditë e njëjta sasi kohe dhe nëse nuk mund të bëjmë diçka, nuk është për shkak të sasisë së kohës, por se sa e rëndësishme është ajo që duhet të bëjmë. Për shembull, nëse do të pësonim një atak kardiak, në mënyrë magjike do të gjenim kohë të shkonim në spital. Atë kohë do ta merrnim nga diçka tjetër që kishim planifikuar, nga diçka që do të na dukej më pak e rëndësishme në atë çaste.

Ndaj, kur dikush na drejtohet për një nder dhe ne i themi se nuk kemi kohë, është një mënyrë “e sjellshme” për t’i thënë se nuk ia vlen të ndaj pak nga koha ime për ty. Dhe pikërisht ata njerëz që duken më “të angazhuarit”, janë pikërisht më të varfrit në kohë.

Ndërkohë, njerëzit që e kontrollojnë vërtet kohën e tyre, janë ata që lënë një pjesë të saj për t’ju gjendur pranë atyre në nevojë. Ata kanë një gjykim të drejtë mbi përparësitë. Duke qenë se e mbrojnë kohën e tyre nga gjërat e pavlera dhe boshe, janë njerëzit më të pasur në kohë. Ata i japin luksin vetes të kenë gjithmonë kohë, për veten, familjen, të afërmit e më gjerë. Kjo është shenjë e mjeshtërisë së përdorimit të kohës dhe jo e paaftësisë së tyre.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: