Askush nuk është i ngjashëm me Të!

Për ne është e pamundur, të krijojmë përfytyrim të caktuar për Të. Më së shumti që njeriu mund të kuptojë, është që askush nuk është si Ai, më së tepërmi që njeriu mund të bëjë, është që mos i përshkruajë shembuj, kurse rruga e vetme deri te kënaqësia e Tij është: besimi tek Ai, njohja e atributeve të Tij dhe qëndrueshmëria në programin e rrugën e Tij.

Allahu është Krijuesi i çdo sendi dhe askush përveç Tij nuk krijon.

Allahu është Sunduesi i të gjithëve dhe i vetmi Ai, është pronar i ekzistencës së gjithëmbarshme.

Vetëm Allahu furnizon çdo gjë të gjallë, i vetmi Ai jep e merr nafakë, i vetmi Ai ushqen dhe mirëmban dhe askush tjetër. Allahu cakton çdo gjë, rregullon dhe bën çdo gjë.

Allahu është i vetmi që cakton çfarë është e lejuar dhe çfarë është e ndaluar, që cakton vlerat etike dhe parimet e sjelljes.

I vetmi Ai është sovran dhe askush nuk ndan sovranitetin me Të, as që mund ta përvetësojë atë. Prandaj vetëm Ai i gjykon njerëzit dhe askush s’ka të drejtë të gjykojë mbi të tjerët.

Nëse besimtari e jeton jetën me këtë koncept, atëherë ai do të jetë i kujdesshëm në të gjitha veprimet e tij. Përpara se ta bëjë diçka, do të kërkojë gjykimin e Zotit rreth asaj gjëje, në mënyrë që të mbrojë veten dhe të mos t’i bëjë padrejtësi askujt. Fjalët e tij do të jenë më të matura, duke i peshuar ato gjithmonë me peshoren më të drejtë, që është vetë fjala e Zotit, Kurani Famëlartë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: