BOLL MË ME VRASJE SE SHKATËRRUAT VETET TUAJA!

Një nga gjynahet e mëdha në Islam është vrasja me pa të drejtë.

Sot shoqëria sa vjen dhe më shumë po përballet pothuajse çdo ditë me këtë fenomen, i cili me të vërtetë është shumë shqetësues dhe duhen marrë masa të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
Marrja e jetës së dikujt me pa të drejtë është një gjynah i cili shkatërron jetën e kësaj bote dhe nëse njeriu nuk pendohet për këtë gjynah të madh, atëherë ai shkatërron dhe ahiretin e tij.
Prej arsyeve kryesore që njeriu mund të përfundojë në një veprim të tillë është nxitimi momental, mos të menduarit kthjellët, inati, nervozizmi, zemërimi dhe mospërmbajtja.

Nga këndëvështrimi Islam këto janë cilësi të konsideruara pika të dobta të njeriut, ku nga ana tjetër janë pika të forta të shejtanit kundrejt njeriut.
Allahu në Kuranin Famëlartë thotë kështu: “
ۖ وَكَانَ الْإِنْسَانُ عَجُولًا
“Njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm”. (Isra 11).
Ndërsa Muhammedi a.s mbi këto cilësi përshkruan kështu: “zemërimi është prej shejtanit kurse shejtani është krijuar prej zjarrit, e zjarri shuhet me ujë. Kur ndonjëri prej jush zemërohet le të marrë abdest” (Ahmedi), duke përshkruar gjendjen kontrolluese të shejtanit mbi njeriun, kur ky i fundit është duke kultivuar këto ndjenja.
Prandaj Islami na parandalon veprimin kur nuk jemi të kthjellët në mënyrë që mos të veprojmë diçka e cila për neve do të ishte shkatërruese.
Porositë e Profetit Muhammed a.s në lidhje me kalimin e një situatë të zemëruar pa pasoja janë të shumta.
Ndër porositë e tij mund të përmendim këto: “Nuk është i fuqishëm ai që ka fuqi trupore, i fuqishëm është ai që frenon veten kur zemërohet” (Buhariu dhe Muslimi)

“Nëse zemërohesh duke qenë në këmbë, ulu, e nëse zemrëohesh duke qëne ulur, ngritu në këmbë.” (Ahmedi)

“Unë e di një fjalë të cilën nëse e thotë njeriu do të largohet nga ai zemërimi: eudhu bil-lahi mineshshejtanirraxhim (kërkoj mbrojtja tek Allahu nga djalli i mallkuar)” (Muslimi)

Siç shikohet në këto porosi të Profetit Muhammed a.s, vërejmë se zgjidhja e këtij problemi siç është zemërimi dhe vetëpërmbatja, është që njeriu të punojë fort me veten e tij, sepse kjo gjë në fakt është konsideruar dhe si xhihadi më i madh.

Njeriu duhet që në rradhë të parë të forcojë durimin dhe ta skalisë atë thellë në karakterin e tij.
Njeriu duhet që të jetë i matur në veprime dhe të mendoj më shumë se momenti aktual, ai duhet të tregohet i mençur duke menduar pasojat e shumta në të ardhmen prej një veprimi të nxituar në të tashmen.

Allahu i Lartësuar e ka porositur Muhammedin a.s që të jetë i matur, larg debateve dhe degradimit në ofendime apo dhunë.
Dihet sesi Arabët u sollëm me Muhammedin a.s në fillim të profecisë, duke e sharë atë, duke e ofenduar aq sa dhe i kujtonin fëmijët e vdekur (shih shpjegimin e sures Keuther), apo duke i hedhur të brëndëshmet e kafshëve mbi kokë kur ai falej në Qabe.
Mirëpo mbas gjithë këtyre peripecive dhe sprovave, Muhammedi a.s u urdhërua që kurrësesi mos të kthehet me të njejtën metodë, sepse kurrësesi nuk ja vlente diçka e tillë.
Allahu këtë e përshkruan kështu:
خُذِ الْعَفْوَ وَأْمُرْ بِالْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ الْجَاهِلِينَ
“Ti (Muhamed) merre të lehtën, merre faljen urdhëro për mirë dhe largohu prej të padijshmëve.”
(Fjala afwe ka kuptimin dmth të heqesh dorë nga të bërit keq dhe marrja hak ndaj atij që ti ka bërë ty këto gjëra, të heqesh dorë nga dënimi.)
وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ ۚ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim tek Allahu, sepse vërtet Ai është Dëgjues dhe Njohës i çdo gjëje.”
إِنَّ الَّذِينَ اتَّقَوْا إِذَا مَسَّهُمْ طَائِفٌ مِنَ الشَّيْطَانِ تَذَكَّرُوا فَإِذَا هُمْ مُبْصِرُونَ
“Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)”
(Araf 199-201).
Porositë në këto ajete janë të qarta;
1-Mos u merr me debate të kota, fali ata de janë të paditur dhe rri larg tyre deri në një moment kur të arsyetojnë më mirë.
2-Mos ndiq egon tënde e cila do që të marrë hak, sepse ajo ndjesi është prej shejtanit i cili mezi pret që ti të veprosh gabim.
3-Në një situatë të tillë thuaj “kërkoj mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar” dhe lere zemërimin dhe hakmarrjen për kënaqësi të Allahut.
4- Ai që ka frikë Zotin është largpamës dhe i mençur, i shikon gjërat me kthkelltësi dhe del në konkluzionin se zënka është shkatërruese për njeriun.

Me pranimin e Islamit besimtari udhëzohet që të jetë afër këtyre porosive dhe larg veseve të këqija që e çojnë njeriu në degradim.
Me pranimin e Islamit besimtari ndryshon mënyrën e të menduarit, bëhet largpamës dhe sillet në mënyrë të mençur, duke u larguar kështu larg çdo mendimi dhe veprimi nehativ që e karakterizonte para udhëzimit.

Nëse njeriu ka pranuar islamin por nga ana tjetër nuk ka hequr dorë nga veprimet e kohës së xhahiljetit (injorancës para Islame), atëherë ai me të vertetë që është larg Islamit real.
Ebu Dherr el Gifarri së bashku me hz Bilal Habeshiun janë shembulli më konkret në lidhje me këtë teme.
Hz Bilali në një debat me Ebu Dherrin ofendohet nga ky i fundit me fjalët “o i biri i Zezakes”, duke pasur për qëllim ngjyrën e trupit të Bilalit r.a.
Bilali duke pasur parasysh të gjitha porositë e mësipërme nuk reagon, por shkon dhe ankohet tek Profeti Muhammed a.s.
Profeti a.s mbasi dëgjon ankesën i kthehet hz Ebu Dherrit dhe i thotë se ti ke akoma zakone të kohës së xhahiljetit. (Pra zakone të cilat nuk duhet të egzistojnë mbas pranimit të Islamit.)
Ebu Dherri e kupton gabimin dhe shkon tek shtëpia e hz Bilalit dhe e vendos kokën në shkallën hyrëse të derës dhe i thotë:
-Nuk e heq kokën nga këtu derisa këmba jote e bekuar të shkelë mbi kokën time mendjemadhe duke treguar kështu një pendim të sinqertë.
Sigurisht që Bilal Habeshiu, Myezini i profetit Muhammed a.s kurrësesi nuk e bëri diçka të tillë, por e ngriti, u përqafuan dhe u pajtuan.

Islami njeriun e ndryshon totalisht drejtë së mirës dhe e largon përfundimisht nga veprimet e këqija dhe shkatërruese.
Një njeri duhet që matës të veprave të tij të ketë ligjin e Zotit, sepse vetëm në këtë mënyrë ai mundet të mendoj për atë çfare e pret mbas vdekjes.
Një njeri i cili e di që do japë llogari para EL-KAWIJJIT, EL-AZIZIT, Të FORTIT dhe GJITHËFUQISHMIT, ai njeriu kurrë nuk do të sillej me arrogancë, përçmim dhe mendjemadhësi.

Leonard Çela

Postime të ngashme

%d bloggers like this: