I varfëri dhe i pasuri

Një ditë Profeti Muhamed s.a.s., ishte ulur duke biseduar me një njeri të varfër, ndërkohë në atë moment vjen një i pasur i cili nuk gjeti vend tjetër për t’u ulur, përveçse pranë njeriut të varfër.
Kur u ul, ai i tërhoqi rrobat e tij pranë vetes. Profeti s.a.s, sapo e vuri re këtë veprim të tij iu drejtua të pasurit duke i thënë: “Pse i tërhoqe rrobat pranë vetes, a ke frikë se ky i varfër do të rrezikojë pasurinë tënde, apo ndoshta ke frikë se ti do t’ia rrezikosh varfërinë  atij?”
I pasuri u pikëllua nga këto fjalë të Profetit s.a.s dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, si kompensim për atë që kam menduar, gjysmën e pasurisë sime do t’ia dhuroj këtij të varfëri.”
Profeti s.a.s., e pyeti të varfrin: “A e pranon dhuratën e këtij njeriu?”
I varfëri u përgjigj: “Jo, o i Dërguari i Allahut!”
“Pse?” – e pyeti Profeti s.a.s.
“Kam frikë të pranoj të bëhem i pasur, e të bëhem arrogant ndaj krijesave të Zotit.” – u përgjigj i varfëri.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: