Përkufizimi fetar i veprimtarisë së individit (terminologjia)

Islami i obligon myslimanët me përmbushjen e disa urdhrave dhe shmangien nga gjërat e ndaluara. Këta urdhra dhe ndalesa ndryshe quhen “teklif”, ndërsa myslimani i cili i zbaton quhet “mukel’lef”.

Me teklif emërtohet urdhërimi i njerëzve nga feja islame që të zbatojnë urdhrat e Allahut dhe të respektojnë ndalimet e Tij. Personi përgjegjës që fetarisht quhet (mukel’lef) duhet që:

– Të jetë mysliman (sepse jomyslimani sipas medhhebit Hanefi nuk detyrohet me asnjë veprimtari juridike, përveçse me humanizëm.

– Të jetë mendërisht i shëndoshë,

– Të ketë arritur moshën madhore.

Çdo person që i plotëson këto tri kushte ngarkohet me përgjegjësi me anë të mesazhit të sjellë nga feja islame dhe me pasoja materiale-shpirtërore dhe fetare-juridike, për shkak të mendimeve, fjalëve dhe sjelljeve të tij. Kjo do të thotë se ata që kanë probleme mendore dhe nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre, nuk ngarkohen me përgjegjësi fetare, e cila kërkon aftësinë e dallimit të së mirës nga e keqja, ndërsa mosha e pjekurisë konsiderohet ajo moshë kur individi fillon të përjetojë zhvillimin e ndjenjave seksuale. Kjo periudhë quhet ndryshe pjekuri mendore dhe fiziologjike.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: