Nëna e besimtarëve, Aishja (r.a.)

Gjatë historisë, studiueset myslimane femra kanë qenë një forcë kryesore kontribuese në përparimin e shoqërive myslimane. Ato studiuan Islamin në thellësi, dhanë fetvatë e tyre, u angazhuan në punë akademike, vepruan si autoritete fetare dhe madje mësuan disa nga dijetarët meshkuj më të famshëm.

Më poshtë do të përmendim një nga dijetaret më të mëdha myslimane, e cila ishte bashkëshortja e Profetit (a.s.) dhe që do të shërbente si mësuesja e shumë sahabëve dhe tabiinëve.

  1. Nëna e Besimtarëve, ‘Aishja (r.a.) (vd. 58/677)

‘Aishja shquhet si figura e parë dhe më e rëndësishme femër e interpretimit kuranor. Aishja ishte vajza e Ebu Bekrit dhe bashkëshortja e Profetit (paqja dhe bekimet qofshin mbi të). Aishja ishte jashtëzakonisht inteligjente dhe e ditur, ajo përcolli te myslimanët e tjerë informacione për çështjet për të cilat ajo mësoi drejtpërdrejt nga Profeti. Detajet rreth jetës familjare të Profetit erdhën pothuajse ekskluzivisht nga Aishja.

Gruaja e Profetit, Aishja, ishte dëshmitare e procesit të shpalljes kuranore, ndërsa versetet i shpalleshin atij. Ajo tha: “Çdo varg i kapitujve El-Bekare dhe En-Nisa zbriti mbi Profetin, ndërsa unë isha pranë tij.”

Kjo do të thotë se ishte dëshmi e shpalljes Kuranore dhe e kontekstit në të cilin u shpallën.

Më e rëndësishmja, si gruaja e Profetit, ajo kishte çdo mundësi të pyeste dhe të mësonte nga vetë Profeti. Nuk ka dyshim se këto faktorë të kombinuar i dhanë asaj një pozitë të çmuar në historinë e interpretimit kuranor. Sot, shumë studiues, në përpjekje për të hedhur dritë mbi ekspertizën e Aishes në interpretimin e Kuranit, përpiqen të mbledhin rrëfimet dhe interpretimet që i atribuohen asaj. Pozita e Aishes në njohuritë rreth gjuhës arabe ishte e jashtëzakonshme, po ashtu edhe aftësitë e saj poetike. Për më tepër, ajo ishte shumë e aftë në gjenealogji.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: