• July 8, 2020

Babai braktis fëmijën, a ka gjynah fëmija që s’ka lidhje me prindin?

Pranvera M., Tiranë
Pyetje
Nëse babai i fëmijës e ka  braktisur fëmijën që të vogël dhe fëmija është  rritur është bërë musliman, ndërsa babai  nuk beson dhe nuk i jep  asnjë shans fëmijës për  tu njohur, pra nuk e afron,  a ka ndonjë gjynah këtu fëmija pse nuk ka lidhje  me babanë?
(Pas shumë përpjekjesh  edhe fëmija, vajze, nuk  dëshiron ta takojë më babanë, pasi ai (babai) nuk do që t’i afrohet apo që  ta njohë.
Përgjigje
Nëse fëmija ka bërë të pamundurën ose të paktën mjaftueshëm për t’iu afruar dhe prindi në këtë rast nuk ka pranuar, atëherë fëmija nuk ka më përgjegjësi.
Por, sado që fëmija nuk ka gjynah gjithsesi për sa kohë i ati jeton nuk duhet asnjëherë ta mbyllë derën e mundësisë për ta takuar dhe tu njohur. Prindërit duhet të respektohen në çdo rast, pa lënë pas dore asnjë detyrim fetar.
Postime të mëparshëm

Tre fëmijët që kanë folur që në djep

Postime të rradhës

Ç’të mbjellësh do të korrësh