Zoti është Falës

“Thuaj: O robërit e mi, që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që fal shumë dhe është mëshirues.”( Kur’an 39:53). Ajeti fillon me pasthirrmën: “O robërit e mi”, që zemrat të tërhiqen më fort ndaj kësaj thirrjeje, e të zbuten më shumë shpirtërat e atyre që i humbën shpresat. Në këtë varg kur’anor veҫohen ata që i ngarkuan vetet më shumë se të tjerët, me mëkate të shumta dhe gabime të mëdha. Ai ua ndaloi atyre humbjen e shpresës dhe premtoi për ta falje e mëshirë ndaj mëkateve, qofshin të vogla apo të mëdha, të fshehura apo të hapura, nëse pendohen me sinqeritet të thellë.

Pastaj, Allahu (xh.sh.) e cilësoi veten me përemër veҫues dhe me lamin shques ҫka tregon rasë të përvetshme. “Me të vërtetë, Ai, Allahu është që fal shumë dhe është mëshirues.” ( Kur’an 39:53). “Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë mëkat të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i fal mëkatet përveҫ Allahut? – dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë në ato që kanë punuar.” (Kur’an 3:135). “Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha të cilat ju janë ndaluar, ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm”. (Kur’an 4:31).

“E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten, e të kërkonin vetë ndjesë te Allahu, e edhe i dërguari të kërkonte ndjesë për ta, ata do ta kuptonin se Allahu pranon pendimin dhe është mëshirues.”( Kur’an 4:61). “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira e që përqëndrohet në rrugën e drejtë.”( Kur’an 20:82).  “E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë falje te Allahu, kur dihet se Allahu fal shumë, dhe është mëshirues?” (Kur’an 5:74).

Pejgamberi (s.a.v.s.) tregon në një hadith kudsij: thotë Allahu (xh.sh.): O biri i Ademit, përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson në Mua, të gjitha gabimet që ke bërë t’i shlyej dhe t’I fal. O bir i Ademit, sikur gabimet e tua të arrijnë kupën e qiellit, ato i ke të falura nga unë po qe se pendohesh. O biri i Ademit, nëse më vjen i mbushur me mëkate, qofshin ato sa gjerësia e tokës, e të takohesh me Mua, e nuk më ke bërë shok, gjerësinë e tokës ta kthej me falje mbi mëkatet e tua.”

Pejgamberi (s.a.v.s.) thotë në një hadith të saktë: “Vërtet, Allahu (xh.sh.) e shtrin dorën e tij natën që të pendohen gabimtarët e ditës, dhe e shtrin dorën e rrahmetit ditën të pendohen gabimtarët e natës gjersa dielli të lindë nga perëndimi”.

“Pasha Allahun në dorën e të cilit është shpirti im, sikur të mos kishit gabuar, Allahu do t’ju kishte zhdukur dhe do të kishit  krijuar një popull tjetër që gabon, dhe lyp pendesë prej Allahut, e Allahu është falësi i tyre”. “Secili nga ju gabon, e më i miri gabimtar është ai që pendohet. “ “Robi që bën mëkat dhe thotë: O Zoti ynë, ma fal gabimin që bëra, se me të vërtetë atë s’e fal kush përveҫ Teje.” e pastaj përsëri bën mëkat, dhe thotë: O Zoti ynë, ma fal gabimin që bëra, se me të vër-

tetë Ti je Ai që fal shumë”, e pastaj përsëri bën mëkat, dhe thotë: O

Zoti ynë, falma gabimin që bëra, nuk e fal gabimin kush tjetër për-

veҫ Teje. Allahu thotë: “E diti robi im se për të ka vetëm një Allah, që ndëshkon për gabimin dhe e fal atë, prandaj do të fallen”

 

© URTËSI.AL

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: