Zgjuarësia e Imam Ebu Hanifes

Imam Ebu Hanifes i ishte propozuar nga Emevetitët, që të bëhej gjykatësi i tyre. Ai e refuzoi këtë kërkesë dhe për këtë arsye kaloi 10 ditë në burg, ku goditej 10 herë në ditë. Pasi mbaroi udhëheqja e Emevitëve, Halifja i Abbasitëve i ofroi që të bëhej kryegjykatësi i tyre. Midis tyre zhvillohet diskutimi i mëposhtëm:

Halifja: Dëshiroj të bëhesh kryegjykatësi im!

Ebu Hanifja: E vërteta është se unë nuk jam i kualifikuar.

Halifja: Gënjeshtar! Ti je personi më i kualifikuar në të gjithë vendin.

Ebu Hanifja: E pohove vetë, që unë nuk jam i kualifikuar.

Halifja: Kur e thashë diçka të tillë?!

Ebu Hanifja: Sapo e the, më akuzove për gënjeshtër. Një gënjeshtar s’mund të bëhet kryegjykatës. Por nëse thua që ishte vetëm një shprehje dhe unë jam i besueshëm, atëherë duhet ta pranosh fjalën time, që unë nuk jam i kualifikuar.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: