Ylberi i frutave dhe perimeve

Mënyra më e mirë për të siguruar një konsum të vitaminave të shumëllojshme është ngrënia e perimeve me ngjyra të ndryshme. “A nuk e sheh se Allahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.” (Fatir, 27)

Allahu i krijoi perimet me ngjyra të bukura dhe secila ngjyrë paraqet grupe të caktuara të vitaminave, mineraleve dhe fitonutrientëve.

Për shembull: perimet me gjethe të gjelbër të mbyllur si spinaqi, gjethet e panxharit të kuq dhe rrepa janë burim i mirë i folateve, vitaminës C dhe hekurit. Ato përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha klorofili, detoksifikues dhe substanca antikancerogjene.

Perimet e portokallta dhe të verdha, si karotat, kungujt, patatet e ëmbla etj, janë të pasura me betakaroten, që është një antioksidues, antikancerogjen dhe pararendës i vitaminës A në trup.

Perimet e kuqe si domatet japin likopen, një antioksidues i fuqishëm, po ashtu antikancerogjen.

Anthociandiset janë flavonoide të përbëra, të cilat prodhojnë ngjyrat e kaltra, vjollcë dhe të kuqe. Ato gjendet te panxharët, manaferrat, boronicat, qershitë, rrushi i zi dhe i kuq, patëllxhanët, lakrat me ngjyrë vjollcë, etj. Përveçse janë ndër antioksiduesit më të fuqishëm, ato janë esenciale për formimin e indit lidhor dhe kanë efekt të rëndësishëm antiinflamator. Gjithashtu posedojnë aftësi potenciale për të luftuar kancerin dhe ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke forcuar dhe mbrojtur kapilarët.

Përbërjet e squfurit gjithashtu, mjaft të dobishme për organizimin, janë të pranishme në një shumëllojshmëri të ushqimit me ngjyra, duke përfshirë hudhrat, qepët, ananasin, familjen e lakrës, lulelakrën, spinaqin, rrepën, etj. Përbërjet e squfurit në bimë janë të njohura për veprimet e tyre detoksifikuese dhe antikancerogjene.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: