Vlera e botës vetëm sa një gotë ujë!

Prijësi Harun Rashidi shkonte shpesh të vizitonte të madhin Shakik Belhi dhe kërkonte prej tij këshilla dhe të lutej për të. Njëherë Shakik Belhi i tha:

-Mendo sikur ke mbetur në mes të shkretëtirës dhe po vdes nga etja. Një gotë ujë mund të të shpëtojë jetën. Pranë teje vjen një njeri që shet ujë. Sa e blen një gotë ujë?

I jap çfarë të më kërkojë…

-Edhe nëse të kërkon gjysmën e pasurisë?

Patjetër që ia jap.

-Mendo tani sikur do ta nxjerrësh jashtë ujin që pive, por nuk arrin dot ta bësh dhe je duke plasur. Në këtë moment vjen një person e të thotë: ‘Unë mund të të shpëtoj nga kjo gjendje, por në këmbim dua gjysmën e pasurisë tënde!’ Çfarë bën ti?

Për të shpëtuar nga ky mundim ia jap të gjithë pasurinë që kam, mjafton të më kthejë shëndetin.

Pra mos i beso kurrë pasurisë e cila nuk vlen as sa një gotë ujë që hyn dhe del prej teje! Mos iu mburr askujt me të, por falëndero Zotin për mirësitë e panumërta që të ka dhënë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: