Vlera e punëve të mira

Vepra e mirë e ngre njeriun në gradë të larta dhe e shpëton atë nga rreziqet e Ditës së Gjykimit. Në këtë hadith, Profeti (a.s) flet për vlerën e disa prej punëve të mira dhe në fund e pason me fjalët: “Çdo njeri e fillon ditën e tij duke qenë tregtar i vetes së vet, mund ta çlirojë ose mund ta shkatërrojë.”

Profeti (a.s) i thotë këto fjalë, në mënyrë që besimtari të mos rrijë duarkryq, por ta fillojë me vepra të mira, që të mund ta çlirojë veten e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasuritë e tyre, në këmbim të Xhenetit.” (Teube:111)

Nxitja për punë të dobishme

Veprimi më i mirë që mund të bëjë myslimani, është t’i nxisë njerëzit që të bëjnë vepra të mira, t’i shmangë nga veprat e këqija, t’i ftojë ata që të pastrojnë dhe përmirësojnë zemrat, të kenë ndërgjegje të pastër, t’i orientojë njerëzit drejt parimeve të larta dhe adhurimit të Allahut të Lartësuar. Shembulli më i mirë për këtë ka qenë vetë Profeti (a.s), i cili ka bërë ç’është e mundur, për t’i nxitur njerëzit që të bëjnë vepra të mira.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: