Vepra është e plotë nëse ajo i plotëson këto katër kushte

Një i urtë ka thënë: “Një vepre i duhen katër elementë që të jetë e siguruar dhe e pastër.

I pari është dituria, e cila i paraprin veprimit, sepse vepra s’ka shumë rëndësi nëqoftëse ajo bëhet pa vetëdije dhe pa dituri. Nëse diçka veprohet nga mosdija, atëherë dëmi i saj është shumë më i madh sesa dobia.

I dyti është qëllimi, sepse vepra nuk është e vlefshme pa qëllim. Muhamedi (a.s) ka thënë: “Çdo vepër çmohet dhe vlerësohet në bazë të qëllimit dhe çdo njeriu do t’i takojë ajo që ka pasur për qëllim.” Agjërimi, namazi, haxhi, zekati dhe adhurimet e tjera nuk vlejnë pa nijet (qëllim) dhe pa qenë i vendosur për veprën e kryer.

I treti është durimi dhe qëndrueshmëria në mes të punës. Nga kjo nënkuptohet se njeriu duhet të jetë këmbëngulës në zbatimin e veprës së caktuar, që të mos e lërë pa përfunduar dhe i qetë ta çojë deri në fund.

I katërti është pastrimi dhe sinqeriteti në fillim e në fund të veprës, sepse veprat nuk pranohen pa qenë të sinqerta vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit. Nëse ke punuar me sinqeritet, Allahu do ta pranojë veprën tënde dhe njerëzit do të ndiejnë simpati ndaj teje.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: