Urtësia e gurit

Njëherë një perandor kinez kishte vendosur një gur të madh në rrugën kryesore të qytetit. Ky gur, u bllokoi rrugën njerëzve ndaj ai vendosi një roje që të vëzhgojë sjelljet e njerëzve.

Kaloi personi i parë dhe ishte një tregtar i madh në vend, pa gurin dhe u nevrikos duke kritikuar atë që kishte hedhur. U soll tregtari prapa gurit duke bërtitur: “Do të shkoj të ankohem për këtë çështje dhe do ta dënojmë atë që e ka vendosur këtë”.

Kaloi personi i dytë dhe ishte një ndërtues godinash. Edhe ai veproi njësoj, sikurse tregtari, por zëri i tij ishte më i ulët, sepse kishte më pak peshë në vend se sa i pari.

Pastaj kaluan tre të rinj që ende nuk e kishin gjetur veten dhe po kërkonin personalitetin në jetë. Ata qëndruan në një anë të gurit dhe filluan të talleshin me vendin e tyre.

Pasi kaluan dy ditë, në atë rrugë kaloi një bujk i varfër, menjehërë përveshi mëngët dhe u përpoq ta largojë gurin.

Kur bujku largoi gurin nga rruga gjeti një qyp me ar dhe një letër në të cilën thuhej: “Nga perandori, për atë që largon gurin nga rruga. Kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv.Mendove zgjidhjen e problemit para se të fillosh të ankohesh.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: