Unë sot…

E djeshmja ishte për të më mësuar se e nesërmja do të varet nga ajo që do të bëj sot.

Sot kam vendosur të përballem me jetën krejtësisht i bindur se kjo ditë nuk do të kthehet më kurrë.

E sotmja është mundësia e fundit për të jetuar me dinjitet, pasi askush nuk më siguron se do ta arrij agimin e së nesërmes.

Sot do t’i jap jetës sime formën më të bukur. Do ta shfrytëzoj çdo minutë me përkushtim dhe dashuri për ta bërë ditën më të veçantë të jetës sime.

Sot do ta mposht pesimizmin dhe me buzëqeshjen time do ta pushtoj botën.

Sot do ta kthej çdo punë të rëndomtë në vepër madhore.

Sot do t’i kem këmbët në tokë për të qenë më pranë realitetit dhe vështrimin do ta kem në yje për të projektuar të ardhmen.

Sot do të gjej kohë për të qenë i lumtur dhe do t’i lë gjurmët e ekzistencës në zemrat e njerëzve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: