Ujqërit brenda nesh…

Një ditë nipi shkon i nxehur te nipi i tij, ngaqë një shok i klasës i kishte bërë padrejtësi. Gjyshi, pasi e dëgjon, i thotë: “Të të tregoj një histori? Edhe unë dikur kam pas mbledhur shumë urrejtje për ata që s’ndiejnë aspak dhimbje për atë që bëjnë. Por urrejtja të shkatërron ty dhe jo armikun tënd. Është si të pish helm dhe të presësh që të vdesë armiku. Shpesh më kanë munduar këto ndjenja.”

Dhe vazhdoi më tej: “Më duket sikur brenda meje jetojnë dy ujqër; njëri është i mirë dhe nuk bën dëm. Ai jeton në harmoni me ata që e rrethojnë dhe nuk bën keq. Ai do të luftojë vetëm atëherë kur është e drejtë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Por ujku tjetër është plot zemërim e tërbim. Dhe për gjënë më të vogël, merr flakë menjëherë. Lufton me këdo, në çdo kohë, pa arsye. Është shumë e vështirë të jetosh me dy ujqër të tillë brenda teje, sepse secili prej tyre lufton të kryesojë.”

Djali, i cili ishte bërë gjithë sy e veshë, e pyet: “Dhe cili prej tyre fiton, o gjysh?”

“Ai që unë ushqej më tepër!” – iu përgjigj gjyshi.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: