Uji

Të gjitha proceset e ndërlikuara që ndodhin në organizmin e njeriut, janë të lidhura me praninë e ujit. Uji shërben për tretjen e lëndëve ushqimore, për nxjerrjen e lëndëve të dëmshme nga organizmi, etj. Qelizat rriten në prezencë të ujit, i cili ndihmon në përvetësimin e lëndëve ushqimore. Uji përbën 75% të gjithë peshës së fëmijës së gjirit ose 66% të njeriut të rritur. Uji në organizëm është shpërndarë në mënyrë jo të barabartë; gjaku përmban 80% ujë, pështyma dhe lëngjet e aparatit tretës 90-99%, eshtrat dhe indi dhjamor 20-30% etj.

Uji futet në organizëm kryesisht nëpërmjet proteinave ushqimore, nga të cilat qumështi përmban 87%, vezët 80-95%, patatet 75%, buka 7%, etj. Një pjesë e ujit fitohet nga oksidimi i lëndëve ushqimore si yndyra, albuminat, karbohidratet. Nga 100 gr yndyrë formohen 107 ml ujë, nga 100 gr albuminë formohet 47 ml ujë dhe nga 100 gr sheqerna formohet 55 ml ujë.

Nevojat e organizmit për ujë plotësohen nëpërmjet ushqimeve, prandaj fëmijëve në mëngjes u duhet dhënë ushqime të lëngshme si çaji, qumështi, në drekë mund të jepen dy lloje ushqimesh të lëngshme, një në formë supe dhe tjetra në formë kompostoje, fruta, etj, kurse në darkë kos, qumësht, etj. Nëse një i rritur ka nevojë për 50 gr ujë për 1kg\peshë, një fëmijë 3-7 vjeç i duhen 150 gr.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: