Tri fazat e edukimit të fëmijës

Sipas një modeli islam, shpirti ka tri faza. Në shtatë vitet e para njihet si shpirti aperitiv. Shqetësimet e para të fëmijëve në këtë fazë janë të ngrënit, të paturit dhe kërkimi i vëmendjes. Faza e dytë përfshin shtatë vitet e tjera, e quajtur ndryshe mosha e zemërimit, ku fëmijët reagojnë shpejt ndaj stimujve dhe mërziten shumë lehtë. E treta është faza e gjykimit, kur arsyetimi dhe mprehtësia arrijnë kapacitetin e tyre të plotë.

Shokët e ngushtë të Profetit (a.s) i inkurajonin prindërit, që të luanin me fëmijët e tyre gjatë fazës së parë, pra t’u shkonin disi pas qejfit, pasi ata janë në kërkim të zbulimit të botës. Ata kanë kaluar nga sfera shpirtërore dhe kanë hyrë në sferën e ndjeshmërisë. Në fazën e dytë këshillonin, që prindërit të fokusoheshin në formim dhe disiplinë, pasi në këtë fazë njerëzit kanë një kapacitet të lartë për të marrë dhe për të përthithur informacion, pra për të mësuar gjëra të reja. Në fazën e tretë, prindërit duhet të miqësohen me ta, të formojnë një marrëdhënie që është paqësore dhe plot mirësi dhe shoqëri. Pas kësaj, fëmijët e tyre, tashmë të rritur, janë gati për t’u përballur me jetën.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: