Tregohu mirënjohës ndaj Zotit

-Falëndero dhe për mirësitë e fshehta që janë rrugës për tek ti.

-Mirënjohja ndaj Zotit duhet të jetë pa aq e rregullt sa rrahjet e zemrës.

-Për ata që e kuptojnë se gjithçka është prej Zotit, gjithçka është e njëjtë.

-Robërit e mirësive janë të shumtë, ndërsa robërit e Begatuesit janë të paktë.

-Mirënjohës është ai që falënderon për atë që ka, por edhe më mirënjohës është ai që falënderon edhe për atë që humbet.

-Mirënjohës është ai që falënderon kur ka mirësi, por edhe më mirënjohës është ai që falënderon kur ka fatkeqësi.

-Mirënjohës është ai që falënderon kur ndan, por edhe më mirënjohës është ai që falënderon kur nuk ka dhe dhuron.

-Kujt i është dhënë një gjuhë që e përmend Zotin, një zemër që falënderon, një trup që duron dhe një bashkëshorte besimtare e devotshme, i janë dhënë mirësitë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

-Çelësi i shtimit të mirësive është mirënjohja, ndërsa arsyeja e humbjes së tyre është përbuzja.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: