Tre pyetjet e Omerit (r.a) për Aliun (r.a)

Një ditë Hz. Omer r.a. takon Hz. Aliun r.a. dhe i thotë: O Ebu Hasan kam dashur të pyes diçka, por njëherë nuk gjendesh ti njëherë unë. Kam tre probleme të cilat dëshiroj që ti pyes. Nuk e di a ja di përgjigjen apo jo?

Hz. Ali r.a. i thotë; Çfarë problemi ke?

Hz. Omeri r.a. i thotë:

Shikon persona të cilët edhe pse nuk i kanë bërë asgjë të mirë njëri-tjetrit, duhen dhe pëlqehen, kurse shikon persona të cilët edhe pse nuk i kanë bërë asgjë të keqe njëri-tjetrit, urrehen dhe nuk pëlqehen. Cili është shkaku i kësaj?

Hz. Ali r.a. i përgjigjet:

Shpirtrat i përngjajnë ushtarëve të cilët rrinë nëpër kapanone, njihen dhe shkojnë me njëri-tjetrin. Ata shpirtra që njihen që në botën e shpirtave, në momentin që takohen me njëri-tjetrin këtu, krijojnë një afrimitet mes tyre, kurse ata shpirtra që nuk njihen që atje, nuk kuptohen dhe largohen nga njëri-tjetri.

Hz. Omeri r.a. e pyet:

Ka persona të cilët ëndërrat që shohin i realizohen, e ka prej tyre jo.

Hz. Ali r.a. i përgjigjet:

Kam dëgjuar Profetin a.s. të thotë se nuk ka person qoftë ky mashkull apo femër që shpirti i tij të mos lartësohet në Arsh kur hyn në një gjumë të thellë. Ata që nuk zgjohen derisa arrijnë në Arsh, dalin të vërteta ëndërrat e tyre, kurse ata që zgjohen pa arritur akoma në Arsh, ato janë ëndrra gënjeshtare.

Hz. Omeri r.a. e pyet:

Ndodh ndonjëherë që një person dëshiron të thotë diçka,  por e harron atë që ka dashur të thotë, pas një momenti e kujton përsëri, cili është shkaku i kësaj?

Hz. Ali r.a. i përgjigjet:
Nuk ka asnjë mendje e cila mos të ketë re që e pengojnë atë. Njësoj si retë të cilat e pengojnë ndriçimin e hënës, vjen një moment që reja largohet dhe përsëri drita e hënës duket qartë  përsëri. Ndodh që një person gjatë fjalimit trurin e tij ta mbulojë një ‘shtresë tymi’ dhe për këtë arsye e harron atë gjë që ka dashur të flasë, por sa hapet ajo re, ai e kujton menjëherë atë.

Hz. Omeri r.a. i thotë; Ja këto janë gjërat që ma kanë ngacmuar gjithmonë mendjen, por tani lavdi Zotit u qartësova.

Burimi: Hejthemi, vëll.1, fq.162;  Taberani el-Eusat.

Përktheu: Marius Tafani

© URTËSI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: