Tre gjëra që na mëson koronavirusi

Nga Ferit Lika

Në këto ditë kur koronavirusi ka prekur gjithë botën ç’ka po e çon drejt një izolimi total, kemi marrë shumë informacion se si duhet të veprojmë për t’u mbrojtur apo për t’i shpëtuar atij!

Ndër të gjitha këshillat mund të veçoj tre më kryesoret.

1. QËNDRO I SIGURT NGA INFEKTIMI I KORONAVIRUSIT

Kjo na mëson kujdesin që duhet të kemi sa i përket shëndetit, pastërtisë dhe qëndrimit larg gjërave që na dëmtojnë.
Por ky kujdes a nuk duhet të jetë përgjatë gjithë vitit. Pastërtinë a nuk duhet ta kemi në çdo moment dhe në çdo mjedis ku ne jetojmë, në shtëpi, në rrugë, në punë, etj.

2. BËHU I ZGJUAR DHE INFORMOHU RRETH TIJ

Kjo na mëson se nuk duhet të marrim informacion të pakontrolluar dhe ta pasaktë dhe aq më keq të mos marrim informacion fare. Pra na mëson të luftojmë injorancën.

3. BËHU I MIRË DHE NIDHMO TË TJERËT

Në këtë situatë ku ndohemi duhet të ndihmojmë dhe të kujdesemi për grupet vunerabël që rrezikojnë të preken dhe dëmtohen nga ky virus, kryesisht të moshuarit.

Kjo na tregon se duhet të jemi altruistë dhe të ndihmojmë ato që kanë nevojë, jo vetëm të prekurit nga ky virus por në çdo ditë të vitit të përpiqemi të ndihmojmë njerëzit përreth të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë.

A nuk duhet të kujdesemi për të moshurit në çdo ditë të vitit?
A nuk duhet të vizitojmë dhe ndihmojmë të sëmurët dhe ato që kanë nevojë?

Uroj që këto tre mësime të rëndësishme që morëm nga kjo goditje, t’i mbajmë për gjatë gjithë vitit, përgjatë gjithë jetës dhe jo ti harrojmë sapo virusi të largohet dhe pirgjet e plehrave të mbulojnë sërish rrugët, të moshuarit t’i mbyllim në azile dhe librat t’i mbulojë pluhuri.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: