Si ta zhdukim vetëpëlqimin?

Ai i cili dëshiron që ta zhdukë vetëpëlqimin, duhet të merret me katër gjëra:

E para, të jetë i vetëdijshëm se çdo gjë i mbështetet Allahut. Nëse do të jetë i vetëdijshëm për këtë fakt, pastaj do t’i kushtohet falënderimit ndaj Allahut, nuk do ta admirojë veten dhe nuk do të bëhet kryelartë.

E dyta, le të shikojë dhe le të mendojë për mirësinë që Allahu i ka dhënë me bollëk. Nëse do të veprojë kështu, pastaj do t’i kushtohet falënderimit ndaj Allahut për ato të mira dhe pjesëmarrja e tij në punë dhe fitim do të zvogëlohet në sytë e tij, kështu që nuk do të ndiejë mendjemadhësi.

E treta, të ketë frikë se a thua do të pranohen veprat e tij. Nëse do të merret me këto mendime, nuk do të ketë kohë të admirojë vetveten.

E katërta, të shikojë dhe të mendojë për mëkatet që ka bërë. Nëse tek ai do të paraqitet frika se a thua veprat e tij të këqija dhe mëkatet e tij do të mund të jenë më të rënda sesa veprat e tij të mira, mendjemadhësia e tij do të zhduket.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: