Si ta kuptojmë vullnetin e pjesshëm dhe atë absolut?

Vullneti Absolut është vullneti Hyjnor i cili nuk është në dorë të njeriut, ndërsa vullneti i pjesshëm, është vullneti njerëzor që nuk mund të angazhohet njëherësh me dy gjëra të ndryshme.

Supozojmë se kati i sipërm i një apartamenti është plot me dhurata të bukura dhe bodrumi është i mbushur me pajisje torturash dhe një person është në ashensorin e kësaj banese. Ky person, të cilit i është thënë për këtë arbitraritet të banesës, do t’i jepen dhuratat nëse shtyp butonin e katit të sipërm, dhe do të vuajë dënimin nëse shtyp butonin e katit të poshtëm. 

E vetmja gjë që bën vullneti i këtij njeriu, është vetëm fakti që vendos se cili buton të shtypet. Ashensori, nga ana tjetër, vepron me ligje të caktuara fizike dhe mekanike, jo me fuqinë dhe vullnetin e atij personi. Me fjalë të tjera, njeriu nuk ngjitet lart dhe as nuk zbret poshtë me fuqinë e tij. Sidoqoftë, përcaktimi se ku do të shkojë ashensori i lihet vullnetit të personit që gjendet në të.

Të gjitha punët që dikush bën me vullnetin e tij mund të vlerësohen me këtë masë. Përshembull: Zoti i Madhëruar u ka raportuar njerëzve se të shkosh në pijetore është e ndaluar dhe të shkosh në xhami është e virtytshme. Trupi i njeriut, sipas dëshirës së tij, është i përshtatshëm për të shkuar në të dy vendet si te shembulli i ashensorit. Por përcaktimi se ku të shkojë i lihet vullnetit dhe zgjedhjes së njeriut. Cilindo buton që ai shtyp, domethënë, kudo që dëshiron të shkojë, trupi lëviz në atë vend, kështu që shpërblimi ose ndëshkimi i destinacionit të tij i përket atij personi.

Ekzistojnë dy lloje veprimesh, njëra është opsionale dhe tjetra është e pavullnetshme. Shfaqja e të parit është e kushtëzuar me vullnetin e njeriut, dhe e dyta është plotësisht jashtë vullnetit të tij. Në aktet vullnetare, në dorë të njeriut ka vetëm kërkesë, prirje, aftësi, ndërsa krijimi i takon Allahut.

Njeriu është një vepër e mrekullueshme arti. Një pjesë e kësaj mrekullie i takon vullnetit të pjesshëm që i është dhënë atij. Ndërsa njeriu nuk mund të bëjë dy gjëra njëherësh, në trupin e tij kryhen njëkohësisht aktivitete të shumta. Përafërsisht njëqind trilion qeliza, të paktën njëqind trilionë atome në secilën qelizë dhe secila prej tyre kryen shumë funksione. Nëse do ta zmadhonim trupin tonë dhe i rrisim aktivitetet tona përtej vullnetit tonë, do të gjenim një univers të tërë përpara nesh.

Si do të mundej dikush t’i shpjegonte këto aktivitete të panumërta të trupit të tij, kur ai vetë nuk mundet të kryejë dot dy gjëra njëkohësisht? Kështu ai do të mendonte: “Unë nuk jam një pronari i  vetes sime. Shpirti im është një ligj hyjnor, trupi im është si një oficer në dispozicion të tij. Të dy janë pronë e Allahut, të dy janë krijesa të Allahut, dhe të dyja më janë besuar mua. ” Allahu i Madhëruar i ka dhuruar shpirtin dhe i ka besuar vullnet jo një qenie tjetër, por vetë njeriut, krijesës më të bukur.

Shkencëtarët tanë thonë se në ngritjen dhe uljen e një krahu ndodhën më shumë se shtatëdhjetë lloje reagimesh kimike dhe çdo lloj reagimi ndodh mijëra herë. Asnjëra nga këto nuk kryhet në vullnetin tonë. Por asnjë nga këto reagime nuk ndodh nëse nuk kemi ndërmend të ngremë krahët.

Të folurit është rezultat i shumë organeve të ndryshëm fizikë dhe shpirtërorë që punojnë së bashku si: buzët, gjuha, gjëndrat e pështymës, truri, mendja, kujtesa. Të gjitha këto janë të krijuara nga Allahu, por nëse nuk duam të flasim, asnjëra prej tyre nuk është vënë në punë.

Rrjedha e ujit nuk është vullnet i tij, ashtu sikur edhe qarkullimi i gjakut tonë. Ndërsa gjatësia e flokëve tanë nuk varet nga dëshira jonë, ashtu edhe lule nuk mund ta ndryshojnë dot ngjyrën e tyre. Ashtu sikur Dielli nuk e zgjedh dot vetë kur të lindë e perëndojë, edhe njeriu nuk mund ta zgjedhë dot vetë ardhjen e largimin nga kjo botë.

Sa vepra të ndryshme kryhen së bashku në këtë botë! Çdo sekondë e takojnë vdekjen qindra gjallesa sëbashku nga bota e mikrobeve, baktereve, qelizave të bardha e të kuqe të gjakut, insekteve, zogjve, e deri dhe njerëzit. Por vendet e tyre nuk mbeten kurrë bosh. Po aq, madje edhe me shumë gjallesa të tjera vijnë në jetë po atë sekondë. Ndërsa shumë pacientë gjejnë shërim, shumë të tjerë janë të prekur nga ndonjë sëmundje. Të gjitha këto janë veprime të ndryshme, por të gjithë kryhen njëkohësisht.

Të mbijetuarit ndaj verbërisë dhe gjetësit e të Vërtetës, mendojnë:

“Meqenëse asnjë organ e asnjë qelizë imja nuk është e pavarur, as unë nuk mund të jem i lirë! Të gjitha veprat që ndodhin në botën time të brendshme janë të mençura dhe të dobishme. Atëherë unë nuk duhet të ndjek vepra boshe që nuk sjellin dobi për këtë botë ose botën tjetër duke përdorur vullnetin tim si duhet. Dhe meqë çdo qelizë e trupit tim, çdo yll në qiell dhe çdo sistem në univers vepron me një vullnet Absolut, unë duhet të përdor vullnetin tim të pjesshëm në përputhje me vullnetin e absolut. Unë nuk duhet ta ndërpres shërbimin tim dhe duhet ta plotësoj plotësisht adhurimin tim. “

“Ashtu siç unë nuk mund të ndërhyj në botën time të brendshme, edhe pema nuk është pronari i vërtetë i gjithë asaj fabrike që vepron në të. Madje dhe puna aq e përsosur e asaj fabrike nuk është aftësi e saj. Është një Mençuri, një Fuqi, një Dije që programon këtë pemë në atë mënyrë që i jep njërës peme mollë e tjetrës dardha. Ashtu siç nuk kam dijeni për numrin e qelizave të kuqe e qelizave të bardha që rrjedhin në lumin tim të gjakut, ashtu dhe deti nuk është i vetëdijshëm për peshqit që notojnë në të e as qielli nuk i njeh yjet e saj. Pyjet e panumërt nuk janë prej aftësisë së malit, dielli nuk mund të kujdeset për planetët që rrotullohen rreth tij, as pemët nuk mund t’i veshin vetë gjethet e tyre.”

Kjo s’mund të jetë tjetër veçse puna e një vullneti Absolut për të kryer të tilla veprime së bashku, të pafundme dhe të dallueshme, madje shpeshherë të kundërta, duke treguar çdoherë shfaqje të një emri Hyjnor. Ashtu si në univers, nuk ka vullnet njerëzor edhe trupi i njeriut vepron me ligje Absolute të quajtura ligje Hyjnore. Kur njeriu sheh këto krijime të pafundme dhe mrekullisht perfekte, duke peshuar vullnetin e tij të pjesshëm, dobësine dhe paaftësinë e vet, ai habitet dhe admiron Krijuesin, e edhe besimi i tij fiton lartësi e përsoset. 

Vullneti i pjesshëm ekziston edhe tek engjëjt, por është shumë i ndryshëm nga ai te njeriu. Xhibrili (a.s.) për të përmbushur domosdoshmërinë e një urdhri hyjnor që i është dhënë vepron me vullnetin e tij. Ai u komunikon një urdhër hyjnor engjëjve të tjerë me vullnetin e tij. Dallimi është se ai nuk ka vullnet për të vepruar të kundërtën e urdhrit dhe ndryshon nga vullneti njerëzor në këtë aspekt.

Sidoqoftë, sipas shkallës së tyre, engjëjt mund të gjenden në shumë vende njëherësh dhe janë në gjendje të bëjnë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë. Sidoqoftë, këto aftësi nuk janë absolute, por të kufizuara.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: