Si ta kuptojmë lënien pas dore të Kuranit?

Format e lënies pas dore dhe braktisjes së Kuranit janë të ndryshme.

E para është shmangia e dëgjimit të tij, besimit në të dhe dëgjimit me vëmendje.

E dyta është shmangia e punës me të dhe asaj që ai e lejon apo e ndalon, edhe nëse e lexon dhe beson në të.

E treta është shmangia e caktimit të tij si gjykatës dhe e marrjes së rregullave të tij në çështjet e fesë, si ato kryesore ashtu edhe ato dytësore.

E katërta është shmangia nga të menduarit për Kuranin, të kuptuarit e tij dhe njohja e asaj që Allahu i Lartësuar dëshiron të thotë përmes tij.

E pesta është shmangia e shërimit me Kuran për të gjitha sëmundjet e zemrës.

Allahu thotë në Kuran: “E i Dërguari tha: O Zoti im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kuran si (diçka) të braktisur!” (Furkan, 30)

Krahas kësaj kemi edhe lënien pas dore të leximit të Kuranit. Paraardhësit tanë i gjallëronin zemrat e tyre me Librin e Allahut, si ditën ashtu edhe natën.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: