Si merr abdes një person i justifikuar fetarisht?

Në fenë tonë është thelbësore paraqitja e lehtësimeve dhe heqja e çdo vështirësie në çdo çështje, përfshirë edhe adhurimet. Për njerëzit të cilët kanë probleme në lidhje me abdesin, janë paraqitur vendime të përshtatshme me gjendjen e tyre. Ato shqetësime të cilat prishin abdesin në mënyrë të vazhdueshme i quajmë justifikim (‘udhr), ndërsa personi do të emërtohet person i justifikuar (sahibu ‘udhrin).

Nëse kemi raste, si rrjedhje të vazhdueshme gjaku, mosmbajtje e urinës, rrjedhje e plagës, vjellje e vazhdueshme apo sekrecione të vazhdueshme te femrat, atëherë të gjitha konsiderohen justifikime. Një person i tillë merr abdes për çdo kohë namazi dhe brenda asaj kohe mund të kryejë të gjitha adhurimet të cilat kërkojnë abdes, si dhe faljen e të gjithë llojeve të namazeve, leximin e Kur’anit, tavafin rreth Qabesë, etj. Kur të mbarojë koha e namazit, abdesi prishet dhe duhet të ripërtërihet. Çdo situatë tjetër e dytë, që e prish abdesin normal, prish edhe abdesin e të justifikuarit. Kësisoj, nëse një person është quajtur i justifikuar për shkak të rrjedhjes së vazhdueshme të gjakut, abdesi i tij prishet nëse kryen nevojën. Personi i justifikuar nuk mund të jetë imam i personave të tjerë me gjendje normale.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: