Si duhet të sillemi ndaj atyre që veprojnë në mënyrë të pahijshme dhe bëjnë punë të këqija në shoqërinë tonë?

Kur shohim diçka të keqe, ne duhet të përpiqemi ta ndryshojmë atë, sipas statusit që kemi në shoqëri.

Çdo mysliman është përgjegjës për përmbushjen e kësaj detyre. Statusi që gjithsecili prej nesh ka në shoqëri, shoqërohet edhe me disa përgjegjësi të veçanta. Çdo mysliman bëhet përgjegjës në përputhje me statusin e tij. Ne mund ta shohim këtë çështje nën dritën e hadithit të mëposhtëm:

“Kushdo prej jush që sheh një të keqe, duhet ta ndryshojë atë me dorën e tij. Nëse nuk mundet ta bëjë këtë, le ta ndryshojë me gjuhën e tij dhe kush nuk e bën dot as këtë, le ta ndryshojë me zemrën e tij.” (Tirmidhiu, Fiten, 11)

Njerëzit s’mund ta interpretojnë këtë hadith sipas mendimit të tyre në çfarëdolloj situate. Për shembull, nëse sheh një të keqe në rrugë dhe përpiqesh ta rregullosh atë duke goditur dikë dhe më pas ai ju padit, ndoshta mund të ndëshkoheni. Atëherë, si duhet ta kuptojmë hadithin e mësipërm?

Ndryshimi\ndalimi i të keqes me dorë është detyra e njerëzve që udhëheqin, që i bie të jetë shteti, policia. Ndryshimi i të keqes me gjuhë është një çështje që u përket dijetarëve dhe mospëlqimi i saj me zemër, është detyra e të tjerëve.

Gjithsesi, njeriu në disa raste mund të jetë në pozicionin që diçka ta ndryshojë qoftë edhe me dorë, apo edhe me gjuhën e tij. Për shembull, për sa i përket një çështjeje shtetërore, ne mund të plotësojmë detyrën tonë duke e kritikuar atë me gjuhë dhe duke e urryer me zemër. Sidoqoftë, një çështje familjare, mund ta ndryshojmë edhe me dorën tonë.

Ne duhet të përpiqemi t’ia vëmë në pah një personi punët e tij të këqija duke përdorur një gjuhë të butë. Sidoqoftë, nëse ai do ta veprojë sërish dhe do të na kundërshtojë, ne mund të mos e pëlqejmë atë me zemrën tonë dhe të ndihemi të qetë, sepse e kemi kryer obligimin tonë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: