Shpëtimi nga veprimet fatale

Lexojmë gazetat, dëgjojmë lajme dhe mësojmë për vetëvrasje të shumta të njerëzve të moshave të ndryshme. Pinë helme, presin damarët, mbyten në lumë, hidhen nga lartësitë, vetëvriten me armë. Ky fenomen është duke marrë përmasa alarmante në botë, sidomos te të rinjtë.

Të zhgënjyer nga një person, nga prindërit, nga shoqëria që i rrethon, tek ta shfaqen shenjat e para të stresit. Zgjidhjen e gjendjes së tyre të trazuar e gjejnë në rrugën më të gabuar, në atë të vetëvrasjes.

Sigurisht ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë. Në radhë të parë mungesën e një edukimi shpirtëror të pastër, e pastaj me radhë problemet ekonomike, kontradiktat familjare, streset, etj.

Nga gjendja e stresit mund të dilet vetëm me vullnet të hekurt, duke iu larguar vetmisë, mbylljes në vetvete, duke iu kthyer dëshirës për të bërë diçka të dobishme.

Një rol të rëndësishëm në mënjanimin e këtij fenomeni duhet të luajë e gjithë shoqëria, edukimi i njeriut që rruga për të zgjidhur vështirësitë e jetës është durimi, shpresa dhe lutja ndaj Allahut të Madhëruar.

Ai që ndërmerr veprime fatale, është i humbur në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Njeriu s’duhet të shkojë me duart e tij drejt shkatërrimit. Ai duhet ta shfrytëzojë potencialin e jashtëzakonshëm, që i ka dhënë Zoti për ta tejkaluar çdo situatë në jetë. Jeta është e shenjtë! Atë na e ka dhuruar Allahu dhe vetëm Ai mund të na e marrë!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: