Sa salavate duhet të bëjmë për Profetin (a.s)?

Ubej ibn Ka’bi (r.a) tregon se i kishte thënë Profetit Muhamed (s.a.s): “O i Dërguar i Allahut, unë përpiqem që të çoj shumë salavate për ty; sa salavate duhet të çoj për ty gjatë kohës së lutjes sime?”

Ai më tha: “Sa të duash.”

Unë i thashë: “Një të katërtën?”

Ai më tha: “Sa të duash, nëse bën edhe më tepër, kjo do të jetë më mirë për ty.”

I thashë: “Gjysmën?”

Më tha: “Sa të duash, nëse bën edhe më tepër, kjo do të jetë më mirë për ty.”

I thashë: “Dy të tretën?”

Më tha: “Sa të duash, nëse bën edhe më tepër, kjo do të jetë më mirë për ty.”

Unë i thashë: “Të gjithë kohën time të lutjes do ta bëj vetëm salavate për ty.”

Ai më tha: “Nëse e bën këtë, do të të zgjidhen shqetësimet e tua dhe do të të falen mëkatet.”

(Tirmidhiu)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: