Sa bëjnë 3 dhe 2?

Një pasdite teksa po luaja vetëm në oborrin e shtëpisë, fillova të mendoj rreth pyetjes që më bëri babai në mëngjes: “O bir a nuk do të ishte më mirë nëse e lodh trurin për gjëra të hajrit?” Dhe kështu zura të mendoj se njëherë e një kohë, në të gjithë botën, ditët e javës ishin 7, pastaj i kushtova rëndësi mësimit të muzikës, notave… do, re, mi, fa, sol, la, si.. edhe ato ishin 7.

U kënaqa aq shumë që po nxirrja të tilla përfundime saqë për pak fillova të mendoj edhe veten si një nga 7 mrekullitë e botës. Por mu prenë krahët kur mu kujtua nxënësi tek libri me titull “Si të shpjegojmë”.

Historia është kështu: “Mësuesi pasi shpjegoi mësimin, pyeti nxënësin e bankës së parë: Sa bëjnë dy dhe tre ?

Nxënësi ndenji pak dhe tha: “Kjo ndryshon sipas gjendjes, situatës…

Mësuesi u çudit dhe e pyeti: Ashtu? Do të na e shpjegosh kuptimin e kësaj?

Djali filloi të fliste, ja kështu mësues, nëse 3 i zbresim 2 ngelet 1 dhe ashtu siç e dini Allahu është 1, nëse 3 e mbledhim me 2 bëjnë 5 dhe kushtet e islamit janë po 5, nëse 3 e shumëzojmë me 2 tregon 6 kushtet e besimit, nëse 2 e vendos pranë 3 bëhet 23 që shpjegon 23 vitet e profetësisë së pejgamberit tonë a.s dhe nëse 3 e vendosim para 2 na vijnë në mendje 32 farze!

Mësuesi buzëqeshi dhe i përkëdheli kokën nxënësit të tij të zgjuar” Pasi lexova historinë fillova të mendoj cilat janë 32 farzet, rrëmova në aftësitë e mia inteligjente dhe dola në përfundimin se ato janë 6 kushtet e besimit, 5 të islamit, 4 të abdestit, 3 të gusulit, 2 të tejemumit, 12 të namazit e gjithsej bëjnë 32 .

Ehh ç’ të bëj? Në këtë botë ka zgjuarsi e zgjuarsi…

Postime të ngashme

%d bloggers like this: