Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Asnjë prind nuk mund t’i japë fëmijës së vet një dhuratë më të çmuar sesa edukata dhe morali i bukur.”

Detyra kryesore e prindërve është t’u mundësojnë fëmijëve zhvillimin dhe përparimin normal, të sigurojnë mirërritjen dhe edukimin e shëndoshë të tyre, për t’i bërë ata të aftë dhe të dobishëm për shoqërinë, atdheun dhe mbarë njerëzimin.

Prindërit kanë për detyrë t’u mësojnë atyre parimet themelore të Islamit, edukatën që i shërben zhvillimit të shpirtit dhe të trupit. Hz. Omeri ka thënë: “Edukoje mirë fëmijën tënd, sepse për këtë je përgjegjës përpara Allahut, se si e ke edukuar dhe çfarë i ke mësuar.”

Edukimi dhe rritja me sukses e fëmijëve do të thotë përkujdesje, për t’i bërë ata të pavarur dhe të përgjegjshëm. Kjo është një rrugë që kërkon përpjekje të shumta nga prindërit, në mënyrë që të kultivohen te ta një sjellje e balancuar, si në aspektin moral, ashtu edhe fizik, t’u jepet atyre një edukim i përgjithshëm, duke harmonizuar përgatitjen për këtë botë dhe për jetën tjetër. Kështu mënjanohen çrregullimet dhe konfuzionet në mendjet e fëmijëve dhe ata udhëhiqen drejt përsosjes të të gjitha vlerave njerëzot, qofshin këto emocionale, shpirtërore, psikologjike e fizike.

Dhënia përparësi përsosjes fizike, duke lënë pas dore zhvillimin moral e shpirtëror, bie ndesh me mësimet e Islamit, ashtu sikurse bie ndesh edhe përparësia që i jepet formimit moral e shpirtëror, në dëm të përsosjes së trupit.

Ekuilibri dhe harmonia janë një tipar dallues i Islamit, në të gjitha aspektet e jetës dhe e tillë mbetet edhe në çështjen e edukimit të fëmijëve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: