Qante sa herë që ngopej

Kohë pas largimit të Profetit a.s nga kjo botë, Hz. Aishja r.a pret si mysafir një të afërmin e saj. Pasi i shtron tryezën me gjërat që kishte përgatitur, menjëherë fillon duke qarë duke mos e përmbajtur dot veten.

I afërmi e pyet se cila ishte arsyeja e qarjes së saj?

Hz. Aishja r.a i thotë: “Unë sa herë që të ngopem me ushqim qaj.”

I afërmi bëhet akoma më kureshtar për shkakun e qarjes dhe e pyet: “Po pse?”

Hz. Aishja r.a i thotë: “Sepse Profeti a.s nuk kishte ngrënë asnjëherë derisa ishte ngopur, ishte gjithmonë i brengosur, nuk ka ngrënë dy vakte në ditë, kur hante ushqim nuk hante hurma, kur hante hurma nuk hante ushqim.”

Ai jetonte ashtu sepse të tjerët ashtu dëshironin, kurse tani njerëzit përdorin medikamente për të tretur ushqimin e ngrenë. Profeti a.s nuk kishte ngrënë kurrë në jetën e tij një qingj të pjekur.

Burimi: M. Jusuf Kandehleui, Hajatu’s-Sahabe, III/219.

 

Përktheu: Marius Tafani

© URTËSI.AL

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: