Pse duhet t’i falim njerëzit?

Profeti (a.s) ishte pyetur nga dikush se sa herë duhet t’ia falte gabimet skllavit të tij. Ai i kishte thënë: “Deri në 70 herë.”

Nëse bëhet fjalë për t’i falur një robi gabimet deri në 70 herë, i cili paguhej nga zotëria i tij për të punuar, atëherë ç’mund të themi për njerëzit tanë të afërm, familjarët dhe shokët? Ne duhet të mësojmë të falim dhe më pas të harrojmë për këtë vepër që kemi bërë.

Më poshtë do të shkruajmë 5 pika, të cilat do të na ndihmojnë për t’i falur të tjerët:

Arsyeja e parë: Falja e të tjerëve rezulton me fitimin e faljes nga ana e tyre në kohën e gabimeve të tua, dhe mbi të gjitha fiton faljen e Allahut të Madhërishëm.

“Le të falin dhe le të tolerojnë. A nuk dëshironi që edhe Allahu t’ju falë juve? Ai është Falës i madh dhe Mëshirues.” (Nur, 24)

Arsyeja e dytë: Njihe mirë aspektin njerëzor të qenies njerëzore. Mundohu të kuptosh jetën e tyre dhe arsyen se pse kanë gabuar. Njohja e të tjerëve e bën më të lehtë për ne që t’i falim ata, sepse para se ta falim njëri-tjetrin, duhet ta njohim njëri-tjetrin.

Arsyeja e tretë: Fal për hir të Allahut, sepse Ai ka premtuar shpërblim të madh për ata që e bëjnë këtë gjë.

“Kush fal dhe pajton, shpërblimi i tij është tek Allahu. Pa dyshim, Ai nuk i do zullumqarët.”

Arsyeja e katërt: Falja nuk është për hir të personit që duhet falur, por është për ty, që ta mbash zemrën tënde të pastër, ta mbash mendjen të lirë nga mendimet negative dhe ta ruash veten nga çdo ndjenjë, e cila të dëmton. Kjo është për ty, vetëm për të qenë në paqe me veten tënde.

Arsyeja e pestë: Të falësh nuk është dobësi, përkundrazi tregon karakterin e fortë të njeriut, dhe vetëm këta të fundit mund ta bëjnë diçka të tillë.

Sipas transmetimit të Abdullah ibn Amr ibn el-Asit (r.a), Profeti (a.s) ka thënë: “Tregohuni të mëshirshëm me njerëzit dhe Allahu do të tregohet i mëshirshëm me ju, falini njerëzit dhe Allahu do t’ju falë juve.” (Ahmedi)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: