Pse disa fëmijë sëmuren rrallë?

Fëmijët e vegjel janë ndër më të ndjeshmit  për t’u kapur nga sëmundje të ndryshme. Ndiqni këto gjashtë këshilla dhe fëmijët tuaj do të jenë më të shëndetshëm.

Mbani duart e pastra
Pastrimi i rregullt i duarve redukton sëmundjet ngjitëse,ndaj mësojani fëmijëve tuaj ndjeshmërinë karshi pastrimit kur ata largohen nga kopështi ose pas çdo seance të lojërave, dhe çdoherë para se të hanë. Mësoni fëmijët t’i pastrojnë duart mirë nga 15 deri 20 sekonda para t’i fshijnë ato dhe jo vetëm t’i lagin.

Aktivitet fizik çdo ditë
Studimet kanë treguar se ushtrimet e rregullta, mund ta reduktojnë nga 25 deri në 50 për qind numrin e episodeve të ftohjeve dhe gripit të cilat ndodhin brenda vitit.Ushtrimet fizike janë një ilaç shumë i mirë për shëndetin e tyre ndaj ,inkurajoni fëmijën tuaj të stërvitet, ose bëni gjimnastikë së bashku.

Flini mjaftueshëm
Sigurohuni që fëmijët të shkojnë në gjumë më herët në mbrëmje. Mungesa e gjumit të mirë dyfishon rrezikun për t’u prekur nga ftohja ose gripi. Shumica e foshnjave kanë nevojë për rreth 14 orë gjumë në ditë; parashkollorët për 11-13 orë.

Shmangni prekjen e fytyrës

Viruset e ftohjes dhe gripit futen në organizëm përmes hundës, syve dhe gojës, andaj ndihmoni fëmijët t’i mbajnë duart larg këtyre zonave.

Konsumoni ushqim të larmishëm dhe të shëndetshëm
Ushqimi i pasur me fruta dhe perime shumëngjyrëshe do t’ju ndihmojë ta forconi sistemin imun të fëmijës tuaj. Shikoni në ushqime të pasura me vitaminë C (brokoli, dredhëza dhe portokaj) dhe vitaminë D (peshq,qumësht të pasuruar dhe ushqime të thara nga drithërat).

Postime të ngashme

%d bloggers like this: