Pesha e fjalës

-Ndër dy fjalë që mund të përdorësh, zgjidh atë që është më e thjeshta.

-Madhështia e mendimit le të lindë e mishëruar bash në madhështinë e shprehjes.

-Atë fjalë që nxjerr nga goja jote e merr si përgjigje.

-Kush mendon shumë, flet pak, duke u përpjekur që të presojë sa më shumë mendime, në pak fjalë.

-Mësuesit i besohet fjala jo për të vënë në gjumë mendimet që i gëlojnë në kokë, por për të zgjuar mendimet e atyre që e dëgjojnë.

-Fjala është strateg i forcës njerëzore.

-Kush vë re fjalët e botës, kurrë nuk mbaron punë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: