Përtej shekujve

Profeti Muhammed (s.a.s.) pati qënë një udhëheqës ushtarak i shkëlqyer, një mjeshtër i luftës. Me një grusht njerëzish që i bënin dritë përreth, ai (a.s.) pati rrafshuar përtokë fronet e mbretërve që i patën shpallur luftë botës. Dhe sa e sa sundimtarë I pati kthyer në skllevër që s’pranojnë lirim të portës së tij (a.s.).
Ai pati qënë një komandant ushtarak megjithëse nuk pati mësuar nga askush shkencën dhe teknikën luftarake në planin teorik. Ai ishte njeriu kyҫ ku patën arritur dhe u mbështetën dituritë. Sikur ti shihte në një ekran ngjarjet që do të ndodhnin deri në kiamet i lexonte ato nga një tabelë e fshehtë dhe i numëronte një e nga një. (Myslim, Fiten, 22/25, Mysned, 1/4.)
Sot, pas shumë shekujsh nga dita kur u dha urdhri hyjnor që ai (a.s.) të ndërronte jetë, në pikën e arritur në përfundim të kërkimeve në sajë të mundësive të mrekullueshme të teknikës e teknologjisë, ҫdo njeri sheh flamurin e ngulitur nga profeti Muhammed (a.s.) 14 shekuj më parë dhe nga personat të cilët Allahu dëshiroi t’i orientonte e t’i aftësonte për të parë drejt duke shqiptuar fjalën e dëshmisë, kthehen e bëhen edhe një hallkë tjetër më shumë në zinxhirin e përndritshëm të trashëgimit islam.
Ja një prej mijëra evenimenteve të tilla: Kanadezi Keith Moor, profesor i anatomisë në fakultetin e mjekësisë në universitetin e Torontos, një pediatër specialist ky në fushën e vet, pasi dëgjon në argumentet e Kur’an-it periudhat e zhvillimit të fetusit në mitër, gjë që është arritur të zbulohet vetëm me mundësitë e sotme teknike, shpreh bindjen dhe nënshtrimin e vet ndaj Zotit duke thënë: “Esh-hedu en La ilahe ilAllah ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu!”
Atje ku ngecin shkencat, Kur’an-i hap shteg dhe pika e fundit ku kanë arritur shkencat takohet me pikënisjen e të dërguarit të Allahut. Mirëpo kush i’a pati mësuar atij (a.s.) këto gjëra? Mësimet ai I pati marrë nga Allahu I cili është I ditur, Alim dhe I informuar, Habir . Pas tij qëndronte Mësuesi I madh. Është për këtë arsye që intuita e tij (a.s.) me kalimin e kohës nuk u vjetërua, përkunrazi u rinua dhe ky rinim do të vazhdojë për sa kohë do të jetë bota.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: