Përsiatja të shpie në besim

Do të dëshiroja, që njerëzit të çajnë rrethimin nga muret e betonit dhe të bëhen dëshmitarë të aventurës së zogjve të pulës, që pasi kanë mbushur ditët, çukisin lëvozhgën për të dalë nga veza.

Në këtë rast, ata do të viheshin në mendime… Fakti që nga një vezë pa kokë, krahë e këmbë, që nuk sheh e nuk dëgjon, del një qenie që vrapon, sigurisht që e vë në mendime njeriun…

Kush është qëndistari i pendëve të palloit?

Mos vallë bilbilat nga veza mësojnë të thurin melodi, njërën më të bukur se tjetrën?

Nga e mori trumcaku dhembshurinë dhe ku e gjeti shqiponja dashurinë?…

Me gjithë dituritë e thella të fituara, njeriu ende nuk mund të krijojë një vezë, e as një zog. Atëherë, si arrin të bëjë një zog veza që s’ka as njohuri, vullnet dhe fuqi?

Natyra që s’njeh as vezën, as zogun dhe që vetë është një vepër si ato, kurrë nuk mund të jetë dhe “autor”.

Le të mos rriten fëmijët tanë pa ditur se si vezët bëhen zogj me krahë, pa e vrarë mendjen për këtë gjë dhe pa e njohur Atë që vezës i jep shpirt!…

Postime të ngashme

%d bloggers like this: