Përmbledhje rreth etikës së të ngrënit

Duke vepruar sipas sunetit të Profetit Muhamed (a.s) dhe duke marrë parasysh etikën e të ngrënit, mund të nxjerrim pikat e mëposhtme:

  1. Larja e duarve para dhe pas ngrënies.
  2. Të hash ushqimin që është përpara teje.
  3. Të hash me dorën e djathtë.
  4. Të hash me kafshata të vogla dhe t’i përtypësh mirë ato.
  5. Të mos marrësh kafshatë tjetër pa përtypur më parë atë që ke ngrënë dhe të mos flasësh me gojën e mbushur me ushqim.
  6. Të shikosh gotën para se të pish ujin.
  7. Të mos e pish ujin me një frymë të vetme.
  8. Të mos marrësh frymë brenda në gotë.
  9. Të shmangësh fjalët dhe veprimet që i shqetësojnë të tjerët.
  10. Të mos shohësh racionet e të tjerëve dhe atë ç’ka ata hanë.
  11. Të mos e afrosh kokën shumë pranë pjatës, teksa merr ushqimin për të ngrënë.
  12. Të shmangësh shpërdorimin gjatë ngrënies dhe të konsumosh ushqimin që ke në pjatë.
  13. Të kthesh kokën anash kur ke diçka për të hequr nga goja dhe ta mbulosh gojën me dorën e majtë.
  14. Të hash ushqim të lejuar dhe të pastër; të falënderosh Allahun.
  15. Nëse dikush prej jush ka të ftuar në tryezën e tij, të mos largohet nga ajo pa mbaruar ata më parë ushqimin.
  16. Të presësh që personi i moshuar apo ai i statusit të lartë, të fillojë të hajë i pari.
  17. Të mos hash në rrugë, përveçse kur është e domosdoshme.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: