Pastërtia në Islam

Një nga veçoritë kryesore të Islamit është pastërtia, nga e cila buron forca trupore, shëndeti dhe gjallëria. Një perëndimor i kthyer në Islam thotë: “Sikur të mos kishte në Islam asgjë tjetër veç pastërtisë, ajo do të mjaftonte.”

Ndër dobitë e shumta të abdesit, të vërtetuara shkencërisht, po përmendim: parandalimi i transmetimit të shumë sëmundjeve bakteriale, gjallërimi i qarkullimit të gjakut, parandalimi i sëmundjes së sinusitit, ndjenja e freskisë trupore e shpirtërore, etj..

Dobitë e larjes së trupit, sidomos pas marrëdhënieve intime, janë: rigjallërimi i trupit dhe mënjanimi i plogështisë, normalizimi i funksioneve të lëkurës, rregullimi i temperaturës së lëkurës dhe mbrojtja e organizmit. Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Fisnik: “Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)…” (Maide, 6)

Gjithashtu, Islami mban një qëndrim të qartë dhe të prerë lidhur me pastërtinë e rrobave dhe të mjedisit. Qëllim i ruajtjes së mjedisit është të formohen kushte optimale për një ndërveprim harmonik mes tij dhe njeriut.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: