Pasqyra ku shihet fëmija

Kur fëmijët jetojnë me kritika, mësojnë të ndëshkojnë.

Kur fëmijët jetojnë me armiqësi, mësojnë të luftojnë.

Kur fëmijët jetojnë me tallje, mësojnë të jenë të turpshëm.

Kur fëmijët jetojnë me turp, mësojnë të ndihen fajtorë.

Kur fëmijët jetojnë me tolerancë, mësojnë të jenë të durueshëm.

Kur fëmijët jetojnë me kurajë, mësojnë vetëbesimin.

Kur fëmijët jetojnë me siguri, mësojnë të kenë besim.

Kur fëmijët jetojnë me lavdërim, mësojnë të vlerësojnë.

Kur fëmijët jetojnë me miratim, mësojnë të vlerësojnë vetveten.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: