Parime të rëndësishme në udhën drejt përvetësimit të moralit

Njeriu gjatë udhëtimit të tij në rrugën e jetës ka nevojë për kandilë që ndriçojnë rrugën, në mënyrë që të mbrohet nga pengesat që përballet. Kështu për të siguruar zhvillimin intelektual dhe shpirtëror të njeriut, për t’i treguar dobësitë dhe kujtuar vlerat morale nevojiten këto parime të rëndësishme.

Udhëzues shpirtëror

Njeriu për të rregulluar jetën e tij duhet të gjejë një mësues apo udhëzues shpirtëror që t’i ndriçojë rrugën, ta shtyjë drejt rrugës së drejtë, ta përcjellë drejt arritjes së majave të smeraldta të zemrës dhe të kontrollojë zhvillimin e tij moral.

Kontrolli i brendshëm është shumë i rëndësishëm për njeriun. Njeriu për të siguruar kontrollin e brendshëm ka nevojë për udhëzues këshillues dhe edukues. Njeriu për nga natyra ka nevojë për këshilla dhe të kalojë në edukimin e një udhëzuesi apo mësuesi. Kështu si pasojë e udhëzimeve të mësuesit mund të kalojë shumë pengesa dhe të arrijë zhvillim intelektual dhe shpirtëror.

Thënia e Profetit (a.s) se është dërguar si mësues për njerëzit, aludon për rëndësinë e edukimit dhe një objektiv të rëndësishëm në lidhje me krijimin e jetës së njeriut. Njerëzit dhe shoqëritë e larta janë formuar nën udhëzimin e mësuesve të tillë. Kështu ata që marrin si shembull dhe prihen nga njerëz me moral të lartë janë të mbrojtur përballë dështimeve të ndryshme.

Një mik fisnik

Në rrugën e përvetësimit të cilësive të mira dhe shmangies së cilësive dhe sjelljeve të këqija duhet zgjedhur një mik fisnik. Njeriut i duhet një mik i mirë dhe këshillues që i tregon gabimet, e këshillon atë të largohet nga mëkatet dhe herë herë e paralajmëron atë kur është nevoja. Ky mik të cilit i jepet reputacion kundrejt vetes duhet të qëndrojë si roje kundrejt mangësive dhe problemeve dhe kur është nevoja duhet të ndalojë të veprosh. Një mik i mirë nuk të kujton vetëm gabimet, por kur është nevoja është përgëzuesi dhe bashkudhëtari më i mirë. Në çfarëdo lloj gjendje apo pozite të jetë njeriu ka nevojë për ngushëllimet dhe këshillat e buta të mikut të tij.

Mendimet e të tjerëve

Një parim i rëndësishëm për të shpëtuar nga rreziqet e rrugës,  cilësitë e këqija dhe për të  përvetësuar moralin e lartë, është vlerësimi i fjalëve të cilat thonë njerëzit për ty dhe vetëllogaria në raport me ato fjalë. Nëse njeriu nuk i vë veshin çfarë thonë njerëzit për të, ai do të ketë vështirësi në përvetësimin e moralit. Vlerësimet që mund të bëhen nga të tjerët për atë mund të jenë të drejta dhe të rëndësishme për t’u regjistruar. Njeriu duhet t’i vlerësojë ato që thuhen për të, të ketë parasysh urtësitë e kaderit dhe ta rregullojë veten në raport me këto, në mënyrë që të jetë larg dështimeve të ndryshme.

Të qenit brenda shoqërisë

Një parim i rëndësishëm në përvetësimin e moralit të lartë është njohja e vlerave universale dhe të qenit brenda shoqërisë për të zbuluar vetveten. Njeriu mund t’i rregullojë mangësitë dhe gabimet e tij aq sa i njeh ato. Gabimet dhe problemet që individi shikon në shoqëri janë paralajmëruese për të qëndruar larg tyre. Shpeshherë njeriu vrapon pas iluzioneve të tij. Rruga për të shpëtuar nga këto është vetëdijësimi për rolin e tij në shoqëri dhe shkrirja e vetes në shërbim të shoqërisë. Shpeshherë me anë të lidhjeve sociale njeriu mëson se si të sillet në situata të ndryshme. Kështu një individ që izolohet nga shoqëria mbetet i privuar nga këto mundësi.

Formimi i një vizioni të përbashkët në shoqëri është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e individit. Një rrugë për përvetësimin e moralit të lartë është qëndrimi me njerëz që përpiqen të ruajnë lidhjen shpirtërore me Zotin . Qëndrimi brenda shoqërisë lidhet ngushtë me njohjen e kushteve të saj dhe te vepruarit në bazë të tyre. Profeti (a.s) thotë se njeriu më i mirë është ai që është më i dobishëm për njerëzit. Kështu për të qenë i dobishëm për njerëzit duhet jetuar bashkë me ta.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: