Njihuni me sëmundjet që sjell mungesa e gjumit

Studimet e fundit nga Universiteti i Helsinkit kanë treguar se mungesa e gjumit është e lidhur me probleme në zemër dhe tru.

Nga kërkimet është vënë re se ata që flenë më pak se 8 orë në ditë, kanë më shumë gjasa të preken nga nivele të larta të kolesterolit, që ndikon drejtpërdrejt tek zemra juaj. Gjaku nuk qarkullon si duhet e  zemra juaj “punon” me vështirësi.

Vilma Aho, një eksperte nga Universiteti i Helsinkit ka thënë se sistemi imunitar i njeriut bie me mungesën e gjumit. Sipas saj njerëzit duhet të ndjekin një rregull që të flenë minimumi 8 orë në ditë. Studimi është publikuar në revistën “Scientific Reports”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: