Njeriu, kurora e mrekullisë së krijimit

O njeri! A dëshiron t’i shtrish duart drejt paqes, drejt Shpëtimit dhe drejt Lumturisë? A dëshiron të përpiqesh për t’u bërë plotësisht njeri i drejtë? A do ta begatosh jetën me qëllim dhe kuptim, që të çojnë përtej vdekjes dhe arrijnë në përjetësi? A dëshiron të arrish shkallën më të lartë të përsosmërisë shpirtërore? O njeri, ty që Allahu të krijoi në trajtën më të bukur, që të ka nënshtruar çdo gjë që është në qiej e në tokë, duke të caktuar mëkëmbësin e Tij mbi tokë, thuaj: A do t’i përgjigjesh thirrjes së Zotit?

Drita e Allahut ta zbuloi kuptimin e ekzistencës, të udhëzoi në njohuri të sigurta, t’i ndriçoi fshehtësitë e mëdha, të mësoi të jesh përherë i lumtur! E për të qenë gjithmonë i lumtur, për të arritur qetësinë absolute, njeriu doemos duhet të orvatet ta përsosë shpirtin e vet, që të ngrihet në shkallët më të larta shpirtërore. Se si të arrihen këto vlera, dëshmon Islami:

“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të mirat dhe të këqijat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që pastroi vetveten. E ka dështuar ai që poshtëroi vetveten.”

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Jam dërguar vetëm për t’i përsosur moralet e larta.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: