Një trajtesë e shkurtër mbi Tesbihatin dhe shkaqet e braktisjes së tij në kohën tonë

Nuk e di nëse vetëm mua më rastis, apo dhe ju e vini re? Vëllezërit tanë të cilët falin namaz, rreth 99% e tyre nuk e lexojnë tesbihatin e gjatë të 5 vakteve të namazit. Madje disa prej tyre edhe tesbihatin e shkurtër nuk e përfillin.

Përgjatë viteve 70-të dhe 80-të, ai që njihej me besimin dhe shërbimin ndaj Kur’anit, të githë, sa herë kishin mundësi, lexonin Risale-i Nur (koment i Kuranit), e përqafonin namazin me 4 duar dhe pas tij lexonin tesbihatin dhe duatë në mënyrë të përkushtuar.

Me kalimin e viteve filloi që këto të mos përfilleshin më. Preokupimi me dërgimin e mesazheve, telefonatat, mediat sociale u vendosën para çdo gjëje tjetër. Erdhëm në një gjendje të tillë, saqë tesbihatin e gjatë e lexonim vetëm në netë të mira apo në programet e leximit.

Unë, pasi shpjegoj se sa i vlefshëm është leximi i gjatë tesbihatit dhe i inkurajoj për të, çfarë të shoh! Duke mos përfillur as dhikrin e shkurtër dhe duanë e namazit, menjëherë në të njëjtin vend, fillojnë duke bërë muhabet me shokët. Për ku ky rrugëtim, shokë??

Ejani të ndalojmë së shkuari në këtë rrugë dhe të gjejmë mënyra se si ta bëjmë tesbihatin në mënyrë të përkushtuar ndaj tij. Madje, të mos mjaftohemi me këtë, por t’ia shpjegojmë njerëzve, bashkëshortit, shokëve dhe t’i inkurajojmë ata.

Po shkruaj shkurtimisht arsyet të cilat na çojnë në mospërfillje të tesbihatit dhe kemi mbetur të pezulluar nga kjo. Në mënyrë që duke gjetur problemin, të heqim nga rruga ato pengesa të cilat na bëjnë të mos jemi të rregullt me dhikrin tonë.

  1. Të dish rëndësinë e Tesbihatit.

Dhikri i shkurtër dhe duaja pas namazit është sunnet muekked (sunnet i fortë). Profeti (s.a.s) nuk e ka braktisur asnjëherë dhe i ka këshilluar As’habët që ta bëjnë gjithashtu.

Ndërsa Said Nursiu, duke përdorur ajete dhe hadithe të ndryshme ka mundur të sjellë tesbihatin që njohim tashmë. Ashtu siç ai e bënte rregullisht vetë, i inkurajonte dhe nxënësit e tij që ta bënin. Madje, një nxënësi i cili tregonte përtaci në leximin e tesbihatit, i ka dërguar një letër të veçantë. Kjo letër gjendet në një nga shkrimet e “Kastamonu Lahikası”.  Aty shpjegohet se ky tesbihat është pjesë e tarikatit (rrugës) së Muhammedit (s.a.s) dhe deklaron se ai ka një epërsi të veçantë. Nëse do të dinim mirë rëndësinë e tesbihatit, do ta bënim atë me qejf dhe nuk do ta braktisnim kurrë.

  1. Mendimi se “ Nuk kemi shumë kohë”.

Arsyeja e parë e cila na pengon për të bërë tesbihatin është mendimi se tesbihati i gjatë na merr shumë kohë ose kemi punë urgjente të cilat duhet t’i bëjmë.

Ata që mendojnë kështu, le të shikojnë kohën që kanë shpenzuar kot dhe me punë pavlerë e të panevojshme. Në momentin kur mendojnë kohën që do të ndajnë për të falur namazin, le të llogarisin dhe duanë e tesbihatin bashkë me të. Sepse duke ndarë kohë të gjatë për të ngrënë, për të bërë muhabet, biseda të kota dhe preokupimi me rrjetet sociale, kur vjen puna tek namazi dhe tesbihati nuk është realiste të flasim për kufizime kohore.

Përveç kësaj, tesbihati dhe duaja nuk merr aq shumë kohë sa mendojmë. Për këtë temë, në mënyrë që të pushojmë kundërshtimet e nefsit dhe cytjet e shejtanit, mund ta llogarisim me kronometër kohën që na merr leximi i tesbihatit.

Psh: Të thënët nga 33 herë SubhanAllah, Elhamdulilah dhe Allahu Ekber merr 1 minutë nga koha jonë. Nëse do ta plotësojmë tesbihatin e gjatë, për drekën dhe jacinë mjaftojnë 3 minuta, akshami dhe ikindia është 8 minuta dhe për sabahun mund të ndajmë 10 minuta. Patjetër që këto ndryshojnë sipas leximit të lexuesit.

Afërsisht duke ndarë 30 minuta nga koha jonë mund të lexojmë tesbihatin e gjatë për të 5-ta kohët e namazit. Dhe fakti që këto nuk bëhen të gjitha përnjëherë, por janë të ndara është një lehtësim më vete.

  1. Tesbihati mund të bëhet duke ecur ose duke punuar.

Ndonjëherë, ndodh që edhe pse kohën e keni të programuar shumë mirë, hasen pengesa për të falur namazin. Në shkollë, vendin e punës ose për të shkuar dhe ardhur nga puna të merr me orë të tëra të lodhshme.

Kjo e vërtetë nuk e pengon bërjen e tesbihatit. Sepse mund të bëhet tesbihati i shkurtër aty ku u falëm dhe tesbihatin e gjatë e vazhdojmë përgjatë kohës që ecim, duke përdorur makinën ose në shtëpi apo vendin e punës duke bërë punë të tjera ndërkohë. Nëse kohën e kemi shumë të kufizuar edhe tesbihatin e shkurtër mund ta bëjmë në të njëjtën mënyrë. Nëse duart i kemi të zëna mund t’i numërojmë me gjuhë. Pas çdo 3 tesbihësh, më pas 1, 2, 3… i numërojmë, kur të arrihet 11, kuptohet se janë bërë 33. Madje duke përdorur makinën ose duke parë punën mund ta hapim me zë nga CD-ja dhe ta përsërisim bashkë me të.

Nëse nuk arrijmë ta bëjmë fiks në kohën pas namazit, deri sa të hyjë vakti tjetër nëse kemi mundësi, mund ta bëjmë. Madje është e mundur që në rast se për arsye të shumta nuk e kemi bërë tesbihatin dhe vakti tjetër ka hyrë, pa falur namazin që ka hyrë mund të bëjmë tesbihatin e namazit paraardhës. Në këtë mënyrë, tregojmë se nuk e kemi harruar Zotin tonë dhe vetëm për shkaqe të cilat nuk janë në dorën tonë e kemi vonuar.

  1. Nuk është kusht që Tesbihati të bëhet me melodi.

Nga shkaqet e braktisjes së tesbihatit, me patjetër është mendimi se duhet bërë shoqëruar me melodi.  Asnjë dua e Kur’anit, dhikr dhe tesbih nuk ka kusht që të bëhet me muzikë apo melodi. Leximi normalisht është i mjaftueshëm për të marrë sevapet.

Vetëm se nëse kemi kohë dhe vend të përshtatshëm, leximi në grup dhe shoqërimi me melodi është dashuri më vete dhe ndikon që të merret një kënaqësi tjetër e ngazëllim. Në këtë mënyrë mendja dhe zemra ndikohen dhe rrit ndjeshmërinë, rrjedhimisht merr kënaqësi tjetër. Por, me mendimin se kjo merr kohë të gjatë, është gabim braktisja e tij. Në vend të braktisjes, dikush mund ta lexojë pa muzikë dhe në një mënyrë normale, ndërsa të tjerët ta përsërisin pas tij.

  1. Ligjëratat, mësimi dhe këshillimi pa Tesbihatin nuk marrin kuptim.

Ligjëratat, këshillimet i bëjmë që njerëzit të adhurojmë Allahun, të falin namazin, të bëjnë dua. Nëse për shkak të mësimit apo këshillimit neglizhojmë bërjen e Tesbihatit, edhe qëllimi ynë, përpjekja dhe sakrifica nuk kanë të njëjtën vlerë.

Nëse e bëjmë Tesbihatin, me lejen dhe besimin tek Allahu, mësimet dhe këshillimet tona bëhen më kuptimplota dhe të bereqetshme.

  1. Pengesa për Tesbihatin për shkak të zënies me rrjetet sociale.

Mediat sociale, janë shumë të dobishme nëse do t’i përdornim në mënyrë të ekuilibruar dhe të dobishme. Por ne harxhojmë më shumë kohë se sa duhet me to dhe kthehet në gijbet (përgojim) të përgjithshëm duke zgjeruar kritikën dhe në një mjet të rëndësishëm i cili na bën të shpërdorojmë kohën.

Kështu, mospërfillja e Tesbihatit dhe marrja e telefonit menjëherë për të hyrë në mediat sociale, madje ndonjëherë duke bërë duanë dhe tesbihatin, luajtja me telefonin është një humbje e madhe. Është mos seriozitet dhe mos respekt ndaj Allahut. Sepse ndërkohë që jemi duke bërë dhikr dhe dua, të merremi me gjëra të tjera e prish qetësinë dhe përkushtimin, i ul sevapet e ndoshta aq sa nuk quhen fare.

  1. Nëse secili e bën Tesbihatin veçmas mund të lihet pas dore.

Nëse Tesbihatin dhe duanë pas namazit, duke ndarë kohë të gjerë për të, secili e bën veçmas, kjo është më pranë sunnetit. Vetëm se me këtë mendim, duke mos e bërë tesbihatin në grup, fatkeqësisht mund të jetë shkak për braktisjen e tij. Kur nuk bëhen gjërat bashkë, fillojnë muhabete dhe largohen nga aty.

Pavarësisht se që nga koha e osmanëve, në xhamitë ku muezini dhe imami lexojnë Tesbihatin quhet bidaat hasene (risi e mirë), është praktika më e bukur për të marrë rezultate të mira dhe në praktikë.

Në Meke dhe Medine, në emër të përshtatjes më së miri me sunnetin, shikohet se tesbihati bëhet veçmas dhe jo në bashkësi. Sa keq që njerëzit ashtu sikur se nuk e bëjnë në bashkësi, as kur janë vetëm nuk e bëjnë. Falin farzet e namazit dhe ashtu largohen. Pashë të njëjtë praktikë të atyre që falnin namazin me xhemat të shumë grupeve të mëdha dhe të vogla. Fatkeqësisht, kur njeriu lihet në punët e tij, në vend të tesbihatit ai shpërqendrohet duke bërë gjëra të tjera.

  1. Memorizimi nuk shkakton pakujdesi.

Disa thonë se, për shkak se nuk e kanë memorizuar atë, nuk e kanë bërë. Ne mund ta bëjmë atë duke mbajtur me vete librin e tesbihatit, ose mund ta shkarkojmë në telefon.

A kaq e vështirë është të memorizosh Tesbihatin?  E vetmja gjë që duhet është të përpiqesh pak. Nëse e vështirëson trurin për disa ditë e mëson. Por, edhe pse e dëgjon për 50 vjet rradhazi, ngaqë nuk punon për të, vazhdon të mos e dish përmendësh.

  1. Kur e bën Tesbihatin duhet vetëm fokusim.

Nëse e keni falur vetëm namazin ose xhemati ka filluar të shpërndahet dhe ju keni mbetur i detyruar që ta bëni atë vetëm pasi përreth nuk ka të interesuar, duhet të fokusoheni tek Tesbihati. Nëse ktheni kokën dhe shikoni se dikush ju përshëndet dhe mbeteni të detyruar të vazhdoni bisedën, kjo është si t’i thuash mirupafshim tesbihatit. Tesbihati më i mirë është të jeni në një vend të qetë, larg shpërqendrimit dhe marrëdhënieve rreth e përqark, kështu për disa minuta mund ta lexoni me përqendrim dhe qetësi. Sepse dashuria për muhabetin me shokun, bëhet pengesë për dashurinë me Allahun. Kështu që, fillimisht bëhet lutja dhe dhikri, më pas biseda me shoqërinë.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: