Një ngjarje nga jeta e Profetit Muhamed (a.s)…

Zakonisht, kur Profetit Muhamed (a.s) i dhurohej ndonjë ushqim, ai i ftonte edhe shokët e tij që të hanin. Mirëpo nuk ndodhi kështu me ca rrush të thatë, që ia solli një burrë i varfër. Ai (a.s) nisi të hante i vetëm, ndërsa burri e shihte dhe kënaqej thellë në shpirt, që Profeti po hante nga dhurata e tij.

Pasi i varfri u largua, shokët e tij e pyetën: “O i Dërguar i Zotit, herët e tjera ti na ke ftuar edhe ne në ushqime të tilla, mirëpo sot nuk ndodhi kështu. Si është e mundur kjo?”

Profeti (a.s) iu përgjigj: “Ai rrush ishte i hidhur, por unë nuk e dhashë veten përpara atij burri të varfër, sepse nuk doja t’ia prishja gëzimin që po ndiente në zemër. Po t’ju kisha ftuar, ndoshta ndonjëri nga ju do të fliste për hidhësinë e rrushit dhe të varfrit do t’i thyej zemra…”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: