Ngurtësimi i zemrës

Zemra e njeriut në aspektin e saj shpirtëror, mund të preket nga sëmundje të ndryshme. Çdo sëmundje e zemrës reflekton në veprat e njeriut dhe bëhet shkak për humbjen e tij në këtë botë dhe në botën tjetër. Njërën prej sëmundjeve të zemrës dijetarët e kanë cilësuar si më të rrezikshmen dhe thelbin e të gjitha sëmundjeve të tjera. Ajo quhet “kasuetul kalbi”, ngurtësia e zemrës.

Kjo zemra ngurtësohet pasojat e saj janë shumë të rënda. Në këtë fazë njeriu nuk arrin dot të ndiejë kënaqësi prej adhurimeve të tij, ato kthehen në trup pa shpirt, lëvizje fizike pa asnjë lloj ndjeshmërie. Gjithashtu, dikush që ka arritur në këtë gjendje nuk ka mundësi të derdhë dy pika lot nga frika apo dashuria për Zotin. Sytë e tij janë tharë tërësisht dhe kjo është shenjë e rrezikut të ngurtësimit të zemrës.

Një tregues tjetër i kësaj është mungesa e dëshirës dhe përqëndrimit në ligjëratat dhe mësimet fetare. Një zemër e shëndoshë dhe e pastër është gjithnjë e gatshme për t’i përthithur të vërtetat hyjnore.

Besimtari duhet të tregojë kujdes të vazhdueshëm ndaj gjendjes së tij. Sa herë që ndien ndonjë shtrëngim apo ngurtësim të zemrës, të vrapojë për ta kuruar atë me pendim dhe përmendje të Allahut.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: