Nga vdekja në jetë

Besimi i vërtetë duhet të ketë një efekt transformues në jetën e njeriut. Ky proces është i vazhdueshëm dhe vazhdon përgjatë gjithë jetës sonë. Allahu në Kur’an e cilëson besimin e dikujt si nxjerrje prej errësirës në dritë apo edhe si dhënie e jetës pas vdekjes. Po njeriu mund të frymojë, por ai në të vërtetë mund të ketë vdekur. Ai mund të mos ketë asnjë lloj ndjeshmërie ndaj të vërtetave, moralit dhe të mirës në përgjithësi. Ndoshta ai mund të jetë i mbyllur në varrin e dëshirave pa fre, mohimit dhe askush nuk mundet ta bëjë që të dëgjojë.

Lutja e Profetit (s.a.a)

Profeti (a.s) e kishte lutur Allahun që ta forconte Islamin me njërin prej dy Omerave, duke synuar Omer b. Hattabin ose Ebu Xhehlin. Allahu e pranoi lutjen e tij dhe Omeri (r.a) do ta pranonte Islamin. Sahabët faleshin fshehurazi para se Omeri të bëhej mysliman dhe mund të faleshin haptazi pasi ai kishte përqafuar besimin. Në fakt, është interesante sesi një pjesë e njerëzve e shihnin të pamundur udhëzimin e Omerit. Në të vërtetë Omeri ishte një burrë me aq shumë autoritet. Saqë një grua do ta humbiste fëmijën e saj nga frika prej Omerit. Por mirësia dhe fuqia e Allahut bën që të rrjedhë uji midis shkëmbinjve të mëdhenj. Dhe jo më të lindë e vërtata në një zemër njerëzore.

Islami i Omerit do të cilësohej nga Kur’ani si nxjerrje nga vdekja në jetë, si një lindje e dytë. Kjo mund t’i referohet çdo njeriu tjetër, nëse njeriu arrin ta kuptojë ngushtësinë e jetës së tij, para njohjes me të vërtetën. Allahu thotë në Kur’an:

“A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve. Me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?! Kësisoj, jobesimtarëve u duken të bukura veprat që bëjnë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: