Nenexhiku dhe vetitë e tij pozitive për shëndetin

Studimet e kryera kohët e fundit në lidhje me aromaterapinë tregojnë se aromat e mira mund të kenë efekte shumë pozitive në përmirësimin e gjendjes fizike dhe shpirtërore të njeriut. Shumë ekspertë të mjekësisë alternative në vendet perëndimore u rekomandojnë pacientëve të tyre mjekime me aroma të këndshme përveç mjekimit me medikamente.

Më pak janë të njohura studimet mbi aromat e këqija. Një shumëllojshmëri e madhe bimësh janë të njohura për efektet e aromës së tyre dhe janë shumë të përdorura për mbrojtje, veçanërisht në vende me klimë të nxehtë dhe me lagështirë ku ka shumë insekte. Për shembull, dihet që mushkonjat nuk afrohen nëse në shtëpi është mbjellë borzilok.

Një tjetër bimë e mirënjohur dhe gjerësisht e përdorur për aromën e saj është edhe nenexhiku (pogostemoncablin). Ai është pjesë e familjes së mentes dhe origjina e tij është India. Aroma e tij mund të gjendet në bojën e famshme të Indisë dhe në vajrat e përftuar nga zierja dhe përpunimi i nenexhikut. Gjethet e nenexhikut vendoseshin midis qilimave ose sixhadeve të Iranit dhe Turqisë për t’i mbrojtur nga insekte dhe parazitë të ndryshëm përpara se të dërgoheshin për në Evropë. Gjatë epokës viktoriane, qilimat, rrugicat e eksportuara nga India spërkateshin me vajin e nenexhikut për t’i mbrojtur edhe nga myku.

Në fakt, të gjithë këto prodhime, nëse nuk ishin të ruajtura me enët e aromës së nenexhikut, nuk ishin të sigurta, sepse mendohej se nuk ishin prodhuar në Lindje, por në Evropë. Aroma e nenexhikut, e cila është më e forta dhe që zgjat më shumë se të tjerat, besohet nga kinezët, japonezët dhe arabët, se parandalon përhapjen e sëmundjeve infektive dhe përdoret gjerësisht në parfume e detergjente. I përdorur masivisht në Evropën e shekullit të 18, nenexhiku u shndërrua në bimën më popullore të gjeneratave të mëpasme në Amerikën e viteve ‘60.

Kërkimet mbi nenexhikun kanë qenë të kufizuara për shumë kohë dhe vëzhgimet shkencore janë të pamjaftueshme. Sidoqoftë, përbërja kimike e aromës së vajit të kësaj bime është identifikuar dhe përvoja e gjatë njerëzore e përdorimit të saj mbart në vetvete një domethënie të madhe për kërkimet që mund të kryhen në të ardhmen.

Nenexhiku përmban alkool bimor, pogostone, friedelin, epifriedelinol, pakipodol, retusin, acid oleanolik, beta-sitosterol dhe daukosterol, shumica e të cilëve parandalojnë të vjellat dhe nauzenë. Gjithashtu është vënë re se ai përmban alfa-bulnesene, që parandalon mpiksjen e gjakut. Për më tepër, sipas një artikulli të muajit shkurt 2008 të revistës shkencore Fitoterapia, meqë aroma e vajit të nenexhikut është një vrasës i mirë i insekteve, ai mund të përdoret si një përbërës në preparatet kundër insekteve të dëmshme dhe parazitëve.

Duke përfituar nga këto studime, shohim se fushat e përdorimit të nenexhikut janë të shumta. Për shembull, nëse në një enë me ujë shtojmë disa pika vaj nenexhiku dhe e vendosim diku ose spërkasim ambientin me të, do të mund të largojmë aromat e këqija dhe njëkohësisht insektet e bezdisshme. E gjithë kjo realizohet shumë lehtë dhe nuk kemi pse të përdorim insekticide me kimikate kancerogjene. Vaji gjithashtu ka efekte kundër mykut të lëkurës, eliminon erën e keqe të djersës dhe mund të përdoret edhe për qëllime dietike, sepse pakëson oreksin.

Kohët e fundit është zbuluar edhe një veti tjetër e nenexhikut, ajo e efekteve pozitive mbi gjendjen emocionale e shpirtërore. Martin Henglein, një nga themeluesit e aromaterapisë, është përkrahës i teorisë se kurës me anë të aromës së bimëve si: germanium, rozmarinë, bergamot dhe nenexhikut, si 4 aromat primare esenciale, të cilat kanë efekte mbi shëndetin e njeriut. Germaniumi mund të parandalojë varësinë nga substancat dhe të ndihmojë në braktisjen e veseve të dëmshme. Për shembull, roli që germaniumi luan në lënien e duhanit është i padiskutueshëm.

Në momentin kur dëshira për të pirë duhan është e madhe, aroma e germaniumit e largon këtë dëshirë përkohësisht.

Sipas Henglein, rozmarina përmirëson kujtesën, bergamoti rrit aktivitetin e trurit dhe aftësinë e të kuptuarit, ndërsa nenexhiku aktivizon mekanizma që motivojnë energjinë e brendshme të njeriut.

Robert Tisserand, pronari i një qendre trajtimi në Angli, beson se disa aroma mund të kurojnë madje edhe sëmundje mendore e psikologjike. Ai thotë se këto aroma kanë efekte pozitive mbi molekulat sinjalizuese (neurotransmetuese) që janë ndërlidhëse të qelizave nervore. Aroma të tilla stimulojnë organizmin të çlirojë endorfinë, substancë që ngjan me morfinën (lehtësues i dhimbjes) dhe për këtë vaji i trëndafilit, jaseminës, sage, cananga (ylangylang), nenexhikut dhe grapefruit, janë të rekomanduar në trajtimin e depresionit, për të rritur vetëbesimin dhe për të ndihmuar anomalitë e funksioneve seksuale.

Nëse nenexhiku përdoret me tepricë, atëherë ai mund të shkaktojë efekte gjumëdhënëse ose e kundërta. Veç të tjerash, ai ka efekt ekuilibrues mbi energjinë trupore dhe gjendjen psikologjike, pasi jep një ndjenjë qetësie dhe largon dembelizmin, depresionin e ankthin.

Tashmë është e qartë se aromat e mira kanë shumë dobi për shëndetin e njeriut, mbi ndjenjat dhe mendimet, ashtu siç dihet edhe efekti negativ i aromave të këqija. Në një hadith Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, shprehet: “Më janë bërë të dashura aromat e mira”, duke tërhequr vëmendjen te rëndësia e erërave të mira dhe duke na kujtuar se Jakubi a.s. mori lajme të mira për të birin e tij Jusufin vetëm nga aroma e këmishës së tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: