Natyra dhe teknologjia

Njeriu me aftësitë e tij të dhuruara nga Zoti është në gjendje të zbulojë, të projektojë dhe të prodhojë gjëra nga më të ndryshmet. Këto aftësi të njeriut që i janë dhuruar nga Zoti, qëllon që shpeshherë të quhen si “madhështi” të fuqisë së tij krijuese.

Kështu, një skulptor, arkitekt, apo projektues mendon se vepra e krijuar është produkt vetëm i mendjes dhe mundit të tij. Ai kënaqet me veprën e krijuar dhe i pëlqen që ajo të lavdërohet edhe nga të tjerët. Një njeri i tillë, në këtë rast i kundërvihet Krijuesit të tij Suprem. Në Kuran thuhet: “Allahu ju ka krijuar juve dhe ato që ju veproni.”

Për këtë arsye, njerëzit nuk kanë të drejtë të mburren për krijimet e tyre, në të kundërt ata bien në gabimin e marrjes së një të drejte, të cilën e kanë si pasojë e veçorive që nuk u takojnë atyre.

Po, shumica e dijeve të njerëzve, kërkimet e mijëra viteve, zhvillimi i teknologjisë, zbulimet e arritura, duhen parë të lidhura ngushtë me natyrën, e cila është e gjitha vepër e krijimit të Zotit. Shkencëtarët që kanë arritur të studiojnë me hollësi natyrën, si pjesë të Universit, të krijuar nga Zoti i Madhëruar, kanë arritur të përftojnë zgjidhje, të cilat i kanë shërbyer zhvillimit të teknologjisë dhe duke i vënë në shërbim të njeriut.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: